* Prej fakteve të shumta vërtetues është edhe Risale-i Nur, ndaj të cilët filozofët inatçorë, duan të argumentojnë të kundërtën. Mirëpo kanë heshtur, ngaqë nuk kanë mundur t’u kundërvihen recetave të tija. Ata mund të debatojnë, por nuk po mundin të kundërshtojnë me fakte.
Kjo i ngjan atij që nuk ecë në rrugën e shkurtër dhe të lehtë që 100% përfundon në parajsë, ku lumturia është e pafundme dhe ecën në atë më të gjatën, të vështirën dhe plot ankthe. Fundi i kësaj rruge, të çon 100% në burgjet e tmerrshme të xhehennemit të pafund.
Ne burgjet e kësaj bote, e kuptojmë se një minutë e shijeve të hakmarrjes, apo e shijeve të kënaqësive të ndaluara, na hedh në burgime të vështira, në prehrin e fatkeqësive, me nga dy-tre-dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet. Në këtë burg të zi, që jetën e bukur na e shndërron në skëterrë,do të vuajmë nga mëkatet dhe ne përkundrazi nga inati, kohën e dy orëve burg, do ta shndërrojmë në dy ditë adhurim dhe me dhuratën e atij karvani fisnik që përmendëm më parë, dy-tre vjet së burgut i zgjasim sa njëzet-tridhjetë vjet të moshës së përjetshme. Dhjetë apo njëzet vjet të vuajtjeve të burgut të hidhur, bëhen shkak për të na u falur miliona vjet të vuajtjeve të xhehennemit. Ankesat e kësaj bote le t’i shndërrojmë në ngazëllime të jetës së amshuar. Kështu do ta marrim plotësisht hakmarrjen. Duke u marrur vetëm me edukimin dhe arsimimin tonë, ne do të tregojmë se si një burg mund të kthehet në shkollë edukimi. Atëhere, nëpunësit që na mendojnë neve si kriminelë,hajdutë dhe prishës të regjimit, do të shohin se në të vërtetë ne jemi studentë të një shkolle fisnike. Atëhere përkundër mirësjelljes sonë, nuk do të dinë se sa ta falenderojnë All-llahun xh.sh..
ÇËSHTJA E TRETË
Përsëri nga "Prijësi i Rinisë", po japim një ngjarje ashtu siç ka ndodhur. Një herë në festën e Republikës, shikova nga dritarja e burgut të qytetit Eskishehir. Para syve të mi vajzat e rritura të gjimnazit hidhnin valle dhe luanin duke qeshur. Për një çast në një ankth shpirtëror, m’u shfaq jeta e tyre pas pesëdhjetë vjetësh. Ja se si e imagjinoja; nga pesë apo gjashtëdhjetë nxënëset që ndodheshin aty, dyzet apo pesëdhjetë do të kenë vdekur dhe do të jenë kalbur në varr dhe do të jenë duke vuajtur dënimin e punëve të tyre të pahijshme. Dhjetë prej tyre akoma nuk kanë vdekur, por janë tek mosha shtatë apo tetëdhjetë vjeçare. Janë shëmtuar dhe vuajnë vetminë, sepse në moshën e rinisë nuk kanë mundur të ruajnë namuzin (nderin) dhe të jetojnë në fenë Islame. Në vend që të rrethoheshin nga nderi dhe respekti, ato vështrohen me mëri dhe urrejtje. Kjo m’u shfaq si diçka e vërtetë.