Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 6
(1-79)

M’u dhimbs gjendja e tyre dhe fillova të qaj. Vajin tim e kishin dëgjuar shokët që në moment erdhën dhe më pyetën. Duke u përgjigjur u thashë që të largoheshin dhe të më linin në hallin tim. Kjo që iu tregova nuk është imagjinatë por e vërtetë, ashtu siç është fundi i verës dhe vjeshtës, dimri. Si përfundim edhe vera edhe vjeshta e rinisë, përfundojnë në pleqërinë e rëndë, që përmbyset në varrin e errët. Kjo m’u shfaq si një fillim që tregon përfundimin e jetës pas pesëdhjetë vjetëve. Sigurisht nga të qeshurat dhe dëfrimet që kanë bërë, shumë nga vajzat do të pendoheshin dhe do të fillonin të qanin në të vërtetë.

Duke u marrur me gjendjen e tyre, m’u shfaq para syve një nga kundërshtarët e krahut tjetër, person djallëzor, që më tha: "Ti mos u përziej, se ne do të shijojmë gjithçka nga kjo botë, bile do të sjellim gjithësecilin që ta shijojë ashtu si ne". Duke iu përgjigjur i thashë: "Meqënëse nuk po e kujton vdekjen, po e hedh veten në dëfrime të shfrenuara dhe po shijon ushqime të ndaluara, dije se me gjykimin tuaj mosbesues, e kaluara juaj është e vdekur, jo ekzistente dhe është mbushur me kufoma të tmerrshme. Pra është një vend i varrosjes së madhe. Ti me mosbesimin tënd, me mosinteresimin për të mirën e njerëzve, po grumbullon një hidhërim të madh në shpirtin tënd. Në qoftë se je akoma gjallë, hidhërimet që ke mbledhur në zemrën tënde prej ndarjes nga të afërmit dhe miqve që kanë vdekur më parë, do të zhduken shumë shpejt, për shkak të karakterit tënd prej pijaneci. E ardhmja jote si mosbesimtar që je, është mbushur me një trishtim të errët dhe të tmerrshëm. Kur ta nxjerrin kokën mendimet e tua, që të vlerësojnë të sotmen, duke menduar se po shkon nga hiçi, atëhere do ta kuptosh se të pafetë po të tërheqin në një rrugë, që të fton atje ku xhelatët po mprehin sopatën e tmerrshme të vdekjes. Këto çështje që ta shqetësojnë logjikën gjithmonë, do të godasin në kokën tënde të pabesë dhe ato të mira të pakta që ke shijuar, do të zhduken. Nëse shkëputesh nga prapësirat e mosbesimit dhe hy në rrethin e besimtarëve të devotshëm, që është bulevardi i jetës së vërtetë, atëhere me dritën e besimit do të shohësh se e kaluara nuk është asgjë, sepse çdo shije nuk fundoset në fushën e varreve. Mbase kjo fushë është një sallon pritje për të hyrë në një botë të shndritshme, ku e përkohshmja shndërrohet në përjetësi dhe shpirtërat mezi presin të shijojnë lumturinë e amshuar.

Nuk ka ze