Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 9
(1-79)

ÇËSHTJA E KATËRT

Një herë njëri nga vëllezërit që më shërbejnë, bëri një pyetje. Ka shtatë vjet që vazhdon lufta e dytë botërore dhe ti nuk ke pyetur fare. A nuk të intereson kjo çështje kaq e madhe që po shkatërron të gjithë rruzullin? Kurse në ditët e para, disa besimtarë të denjë dhe hoxhallarë, janë sulur, duke lënë xhematin e xhamisë që të dëgjonin lajmet. A ka gjë më të madhe se kjo? Apo interesimi për luftën të sjell ndonjë dëm?" Kjo ishte pyetja dhe unë i dhashë këtë përgjigje: "Kapitali i moshës është fare i pakët, kurse punët e dobishme janë të shumta". (Ishte rreth vitit 1946).

Ashtu si ata rrathët brenda njëri-tjetrit, njeriu ka shumë lloj detyrash. P.sh. ai ka detyra në rrethin e zemrës, të stomakut, trupit, familjes, lagjes, qytetit, atdheut, rruzullit të botës, njerëzimit dhe deri tërë gjithësinë. Në të gjitha këto fusha, çdo njeri ka detyra të ndryshme. Njeriu duhet ta dijë se në cilin rreth sa i takon detyra e tij. Për shembull ai duhet ta kuptojë se në rrethin e madh, mund të ketë detyra më të vogla dhe jo të vazhdueshme, kurse në rrethin më të vogël, mund të ketë një detyrë më të madhe dhe të vazhdueshme. Vogëlsia dhe madhësia kanë detyrime të kundërta. Ambicja dhe joshja të shtyjnë të rendësh pas veseve boshe. Kjo nxitje e veseve pa rëndësi të rethit më të madh, bëhet shkak për të lënë pas dore ato më të rëndësishmet. Pra kapitalin e jetës të shtyjnë ta harxhosh në vende të kota. Nganjëherë kush i nxit përçarjet e luftrave, anon nga ana e armikut dhe bëhet ortak në mizoritë e tij.

Përgjigjja e pyetjes së parë:

Për çdo njeri, veçanërisht për ne muslimanët, është ngritur një padi, që është më e madhe se sa të gjitha luftrat botërore. Aq e madhe saqë secili njeri i mençur edhe sikur të ketë pasuri dhe fuqi më shumë se shtetet e Gjermanisë dhe të Anglisë, për të fituar këtë padi, pa u menduar fare duhet t’i shpenzojë ato.

Tani po sqaroj padinë: Njëqind e njëzetekatër mijë persona, që janë yjet dhe prijësit e të gjithë racës njerëzore, të gjithë së bashku tregojnë se Krijuesi i gjithësisë i ka premtuar se çdo njeri, në varësi të besimit që ka pasur, do të shpërblehet me një arë sa e gjithë bota e madhe, të mbushur plot e përplot me vreshta të begata, me pallate dhe bukuri të përjetshme.

Nuk ka ze