Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 10
(1-79)

Shtrohet çështja; do ta fitosh apo do ta humbësh këtë shans? Detyra e njeriut është që të sigurojë dokumentet e besimit dhe po nuk ia arriti këtij qëllimi, ai e ka humbur shansin. Në këtë shekull, me sëmundjen e materializmit, janë të shumtë ata që po e humbin këtë shans. Një "Keshfulkuburi" (ai që sodit gjendjen e të vdekurve nëpër varre), ka thënë se në një qytet myslimanësh, nga dyzet të vdekur, vetëm disa e kanë fituar dokumentin e besimit, kurse të tjerët e kanë humbur. Vallë cila gjë mund ta plotësojë vendin e tij? Sundimi i të gjithë botës a mund ta zëvendësojë këtë thesar? A është e drejtë që t’i lëmë këto shërbime dhe veprime, që do të vlejnë në varr si një avokati e fortë dhe që 99% të njerëzve iu siguron fitoren e saj? A e kuptuat vlerën dhe shërbimin e madh që po kryen Risale-i Nur? Ne nxënësit e saj e kuptojmë se është çmenduri e madhe t’i shmangemi këtij shërbimi të vyer, sepse nuk do të jetojmë përjetësisht në këtë botë. Për këtë arsye nuk duhet ta shpenzojmë kapitalin e moshës në vende boshe. Ne u bindëm se edhe sikur të kemi mend njëqind herë më tepër se kaq, përsëri ato nuk do të na mjaftonin për të kryer këto shërbime. O ju vëllezër fatkeqë që keni ardhur më vonë në këtë burg! Ju nuk e keni provuar ndikimin e Risale-i Nurit, por vështroni tek ata që kanë ardhur përnjëherë me mua këtu. Unë jua paraqes si dëshmitarë ata dhe mijëra nxënës të Nur-it, duke iua vërtetuar edhe njëherë se këto libra brilantë nga 99% të lexuesve, gjatë njëzetekatër vjetëve, pothuaj se njëzet mijë vetëve iu ka garantuar dokumentin për të fituar çështjen e madhe të besimit. Ngaqë Risale-i Nur është mbështetur në mrekullinë e Kur’anit, ai është një dokument shpëtimi në duart e lexuesve. Këto tetëmbëdhjetë vjet, kundërshtarët e mi dhe të fesë islame, me marifete të lloj-llojshme, së bashku me nëpunësit e qeverisë, mundohen të na kundërvihen dhe të na dënojnë me vdekje. Ashtu si më parë edhe tani, nga 130 librat e Risale-i Nurit, nuk kanë mundur të prekin më shumë se dy apo tre copë. Kjo tregon se kush do që të zëjë avokat, i mjafton zotërimi i tyre. Mos u frikësoni, leximin e tyre nuk mund tua ndalojnë, me përjashtim të atyre dy tre copëve që ju thashë. Këto libra ndodhen edhe në duart e eprorëve dhe të anëtarëve të kabinetit të qeverisë. Inshaall-llah do të vijë një kohë, kur drejtorët e burgjeve t’ua paraqesin të burgosurve si ushqimin e përditshëm, bukën apo ilaçet.

Nuk ka ze