Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 8
(1-79)

Tek kafshët e pamëkatshme kjo e fshehtë është në mënyrë superiore. "Ti o njeri, e ke humbur atë shans! Ngaqë zotëron mendjen dhe logjikën, këto ty të kanë lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen; përjeton hidhërimin e të kaluarës dhe frikën e të ardhmes. Shqetësimet për të ardhmen të zbresin në shkallën më të ultë, sepse njeriu nga shijimet dhe kënaqësitë zbret njëqind herë më poshtë se kafsha. Po qe se e vërteta është kështu, atëhere hiqe mendjen dhe bëju si kafsha, ose mblidhe mirë dhe mbushe me besim, duke dëgjuar Mesazhin e Kur’anit. Po veprove kështu, atëhere edhe në këtë mund të shijosh njëqind herë më shumë se kafsha, duke siguruar kështu edhe jetën tjetër..." M’u duk se me këto fjalë e binda. Por ai përsëri më kundërshtoi: "Në mos si kafshë, atëhere jetoj si të pafetë e Europës?" Përnjëherë iu përgjigja: "Ti nuk mund të bëhesh si ata, sepse ata edhe në qoftë se mohojnë njërin profet, i besojnë një tjetri. Edhe në mos paçin njohuri për profetët, të paktën tek All-llahu xh.sh. mund të besojnë. Edhe sikur të mos kishin besim tek All-llahu xh.sh., mund të mbajnë disa cilësi të përsosmërisë. Myslimani po doli nga zinxhiri i profetit të fundit, Muhammedit (a.s.), po e mohoi ftesën dhe fenë e Tij në përgjithësi, atëhere ai nuk njeh asnjë profet dhe as ekzistencën e All-llahut xh.sh.. Po të mos ishte njoftimi i Hz. Muhammedit (a.s.), as njoftimi i profetëve të tjerë nuk do të zinte vend në zemrën e tij. Ky është edhe shkaku që prej shumë vitesh mijëra njerëz kanë braktisur fetë e tyre dhe kanë përqafuar fenë Islame. Asnjë mysliman i vërtetë nuk është kthyer në çifut, apo kristian. Me këtë veprim ai mund të bëhet i pafe, apo një hipokrit, duke iu prishur cilësitë e njeriut dhe duke u bërë vegël e dëmshme për atdheun dhe popullin e tij." Më pas desha të vazhdoja argumentet por inatçori iku dhe ia mbathi, ngaqë nuk kishte ku të mbahej. Humbi dhe mbase shkoi në xhehennem. Tani o ju shokët e mi që më shoqëroni në shkollën e "Jusufit", kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë Risale-i Nuri e ka theksuar në atë shkallë, sikurse diellin që nuk mund ta mohojë askush. Kjo është një e vërtetë që mëse njëzet vjet me radhë, kundërshtarët po përpiqen ta rrëzojnë, por në pamundësi,po hyjnë në gjirin e besimtarëve. Edhe ne për t’u bërë njerëz të dobishëm për atdheun dhe popullin tonë, duhet të realizojmë detyrat e kësaj jete të përkohshme. O vëllezër, le ta shohim me optimizëm të ardhmen dhe pushimin ta mbushim duke kënduar suret e Kur’anit, që i dimë mirë. Edhe në qoftë se nuk e kuptoni dot domethënien e Tij, pyetni shokët që keni pranë. Namazet, që nuk i keni falur në kohë, le t’i plotësoni që të përfitoni cilësitë e mira të shokëve. Në këtë mënyrë këtë burg të zi do ta kthejmë në një kopsht, ku të rriten fidanë të bukur. Të bëhemi pra mësues të shkollës së "Jusufit", ku të përgatiten njerëz të devotshëm për të hyrë në xhennet. Gardianët e burgut le ta shohin se ne nuk jemi kriminelë, por udhërrëfyes të mëshirshëm.

Nuk ka ze