ÇËSHTJA E GJASHTË
Në veprat e Risale-i Nurit është sqaruar mjaf mirë, por ne këtu po bëjmë vetëm një shënim: Nga argumentet e shumta të besimit në një Zot xh.sh..
Disa nxënës të gjimnazit të qytetit të Kastamonus, m’u afruan dhe më thanë: "Njoftona Krijuesin tonë! Mësuesit nuk na thonë asnjë fjalë për Të. U thashë: “Të gjitha shkencat që jeni duke studiuar, me një gjuhë të tyren të veçantë, vazhdimisht na njoftojnë All-llahun xh.sh.. Duhet t’i studioni mirë shkencat sepse përmes tyre do t’i zbuloni të vërtetat”. Ja disa shembuj: Shembull 1. Po të vëzhgosh një barnatore, në çdo shishe, me masa të preçizuara janë vendosur ilaçe të ndryshme. Kjo tregon për një kimist dhe për mjekun e shkathtë. Po kështu edhe në barnatoren e madhe të të gjitha llojeve të bimëve, në "shishet" e natyrës, mbi katërqind mijë lloje "ilaçesh" dhe "melhemesh" të gjallesave, janë shpërndarë në të gjithë rruzullin. Ti e kupton se barnatorja e "botës" është shumë herë më e madhe se ajo e qytetit, kështu që kur të merreni me studimin e farmaceologjisë do të mësoni për kimistin e barnatores më të madhe të kësaj bote, që është All-llahu xh.sh. i Madhërishëm, i Cili i njoftohet edhe të verbërve.
Shembull 2. Shiko një fabrikë që prodhon me mijëra metra stof, prej një materiali të thjeshtë dhe do të sjellësh ndërmend fabrikantin apo makinistin e mrekullueshëm. Po kështu rruzulli që është pa anë e pa fund, në çdo qoshe ka me qindra dhe mijëra fabrika moderne. Kjo fabrikë hyjnore është e lëvizshme në çdo stinë. Përsosmëria e saj është shumë më e madhe se ajo që kanë shpikur njerëzit. Kur të mësoni shkencën e makinerive, do ta kuptoni më mirë dhe do ta njihni Mjeshtrin dhe Zotin e makinave të panumërta të të gjithë botës (ku çdo qenie është një makinë e mrekullueshme).
Shembull 3. Shiko një njeri që me një mënyrë të përkryer, të gjitha ushqimet i ka mbledhur dhe sistemuar në një depo apo hambar. Kjo do të sjellë ndër mend magazinierin e rregullt dhe pronarin e depos. Po kështu edhe kjo botë, për një vit, vazhdimisht për mijëra vjet, ka mbartur e mban mbi vete qindra mijëra karvane gjallesash, të cilat i ka ushqyer në udhëtimin e tyre të vazhdueshëm. Gjithësecila gjallesë ushqimin e ka të ndryshëm, sipas stinëve që ndërrohen. Pronari i gjithësisë pranverën e ka krijuar si një vagon gjigand të mbushur me lloj-lloj mirësish. Këto mirësi ua sjell të pafatëve në stinën e dimrit, kur iu është mbaruar ushqimi.