Në këtë Bujtinë Hyjnore, ai shërben si një llambë, apo si një stufë, që nuk shuhet kurrë. Është vërejtur se për të siguruar materialin ndriçues të tij vetëm për një ditë, duhet që të gjitha malet e kësaj bote të jenë me qymyr dhe e gjithë bota të jetë plot me benzinë dhe gaz. Fuqia ngrohëse e tij llogaritet e barabartë me fuqinë kaloriferike të të gjithë drunjëve të njëmijë sipërfaqeve të kësaj bote. Pra, pa gaz, pa dru dhe qymyr, ndizet me një energji që nuk shuhet kurrë, në një lëvizje të vazhdueshme dhe pa u ndeshur asgjëkundi. Të gjitha tregojnë për një të Plotfuqishëm të Paarritshëm, një Zot xh.sh. Madhështor. Sa të mëdha dhe të fuqishme janë këto llamba, po t’i krahasojmë me ato të mjeshtrave tanë. Bëjeni këtë krahasim, kur të studioni shkencën e astronomisë dhe do të bindeni se ka një Sundimtar të Gjithësisë, që i sajon të gjithë këto fenomene gjigande.
Shembull 6. Lexo një libër, çdo rresht i të cilit, është i shkruar me laps të hollë, ku në çdo fjalë është pasqyruar një sure e Kur’anit. Atëhere pa dyshim e kupton se këtë mund ta shkruajë vetëm një Autor i Mrekullueshëm. Prandaj kjo vepër duke u vlerësuar nga të gjithë, me shpirt shqiptohen fjalët: Mashaall-llah.... Po kështu duke parë Gjithësinë e madhe, vetëm në një pjesë fare të vogël, siç është sipërfaqja e tokës dhe një formë e saj siç është pranvera, do të vëresh se ajo është krijuar si një libër gjigand me treqind mijë faqe të mbushura me bimë dhe kafshë të mijëra llojeve, të kombinuara kaq bukur me njëra tjetrën dhe pa ngjasuar aspak dhe që të gjitha të krijuara në një mënyrë të përsosur. Tek "fjalët" e një druri, si në një vjershë të bukur, brenda embrionit të një fare, ka futur përmbajtjen e të gjithë librit. A nuk të duket se aty ka punuar një laps i fshehtë dhe a nuk janë të gjitha këto mesazhe shumë domethënëse? Tek secila fjalë e tyre shfaqet dituria e kulluar. Kuptoje pra se kjo broshurë e gjithësisë, ky Kur’an i materies, është më i madh se në shembullin që treguam më parë. Këtë më mirë do ta kuptoni kur të studioni letërsinë dhe artin e të shkruarit. Me objektivin e dylbive të tyre, do të dalloni Kolosin e Përsosur të këtij Arti dhe Shkrimtarin, gjeni të këtyre "Librave të mrekullueshëm". Ato me thënien "All-llahu Ekber" të njoftojnë Zotin xh.sh., kurse me fjalën "Subhanall-llah" e amshojnë Atë dhe me "Elhamdulil-lah" të shtyjnë ta duash Atë.Të gjitha këto shkenca që treguam më lart dhe qindra të tjera që nuk i përmendëm, po t’i analizosh dhe t’i vështrosh me pasqyrime të veçanta dhe t’i shohësh me objektivin e dylbive, para syve do të shfaqet Krijuesi Madhështor me të gjithë Emrat e Bukur të Tij. Këto të njoftojnë dhe të tregojnë funksionet e përsosura të Tij. Kur’ani Madhështor për të bërë të njohur dhe për të dokumentuar njësimin e All-llahut xh.sh., shumë herë ka theksuar në këto ajete, që do të rreshtojmë: