Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 17
(1-79)

Duke i konsideruar të mjaftueshme tregimet që kemi treguar, po i biem për shkurt: Nuk ekziston asnjë Mbretëri, ku atij që përulet të mos i jepet shpërblimi që i takon dhe ai që nuk bindet të mos marrë dënimin e merituar.

Me të vërtetë në një Mbretëri që është në shkallën më absolute, kush i përkushtohet me besim asaj dhe zbaton ligjet me përpikmëri, a ta merr mendja të mos ketë shpërblim? Kush i kundërvihet asaj dhe nuk i bindet,a mund të mos dënohet sipas rrugës që ka zgjedhur? Shpërblimi apo dënimi i nënshtetasve do të jetë në përputhje me Mëshirën dhe me Sedrën e Mbretit. Këta Emra të Bukur, Rabbul-alemin dhe Sulltanuddejjan i përgjigjen pyetjes sonë. Në faqen e tokës, siç shohim dritën e diellit, po ashtu shohim Mëshirën e gjerë dhe konkrete.

Shembull: Çdo pranverë e vesh tokën me petka të bukur dhe të gjitha bimët dhe pemët i hijeshon si Hyrije të xhennetit. Ua mbush duart me të gjitha mirësitë dhe ato na i zgjasin neve sikur na thonë: "Urdhëroni, merrini dhe hajini!" Mëshirëploti me duart e një insekti me helm, na ushqen me mjaltë, kurse me "duart" e një insekti pa duar na vesh me mëndafsh të butë. Në një grusht farërash të vogla ka fshehur disa mijëra kilogramë ushqime. Mëshira e Tij në ato fara të vogla ka fshehur ushqime të shijshme për ne. A ta merr mendja që këto krijesa nazike (të dobëta) dhe të përkëdhelura, këta besimtarë mirënjohës dhe të dashur t’i ekzekutojë? Jo, jo! Emrat e Bukur “Rrahim” dhe “Kerim” thonë: "Mos u frikësoni nga vdekja, se ajo është një mjet që iu transferon në një jetë të shkëlqyer dhe plot mëshirë, të çliron nga detyrat e kësaj bote, duke u përballuar me xhennetin që ke besuar në fjalën e bukur: “El-xhennetu hakkun”. Me sytë tanë po e shohim se tek të gjitha punët dhe qeniet që jetojnë në faqen e tokës është përdorur peshorja e një Drejtësie të Kulluar dhe është punuar me një Dituri të Madhe. Mendja e njeriut këtë kryevepër nuk mund ta konceptojë dot.

Shembull: Vini re se si Hikmeti (Dituria e kulluar) në një organ fare të vogël, sa kokrra e një fare, Ai ka futur një mjet, që është kujtesa e njeriut, e cila shërben si një bibliotekë e madhe, ku është regjistruar e gjithë biografia e tij. Ajo do të shërbejë si mjet i mos’harresës të të gjitha veprimeve të krijimtarisë së njeriut dhe si një paralajmërim se përpara ke një Gjykim të Madh. Këtë vegël të vogël, Krijuesi Largpamës i Diturisë së Kulluar, e ka futur në "xhepin" e logjikës së njeriut dhe e ka kompletuar me të gjithë Mjeshtërinë e Tij. Zotësia e Tij shihet tek sendet e larmishme që Ai ka krijuar, duke filluar nga ato mikroskopike deri tek elefanti, nga miza e vogël deri tek shpendi gjigand, struci. Ka krijuar bimë dhe miliona e miliona lule që hapen në stinën e pranverës me një bukuri të pashoqe. Të gjitha janë krijuar me një ekonomi (kursim) të rrallë e pa shumë shpenzime dhe me një ekuilibër të përsosur.

Nuk ka ze