Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 19
(1-79)

Këto shembuj të ringjalljes tregojnë se Ai është i zoti, që me lehtësinë e krijimit të një luleje, të krijojë të gjithë pranverën, duke e shndërruar sipërfaqen e tokës pa ngatërruar asgjë dhe njëkohësisht shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Çdo krijesë është shkruar me lapsin e Caktimit të Tij të mëparshëm, me një Dituri Universale dhe Fuqi të plotë. Këtë gjithësi e rregullon dhe e shtron të qendisur për bukuri, jo për tjetër kënd, por për kalifin e botës, njeriun. Ai Zot xh.sh. e ka krijuar këtë kalif (mëkëmbës), për ta angazhuar me një amanet të madh, që edhe qiejt e malet, prej tij janë tërhequr. Ndaj të gjitha krijesave, Ai njeriun e ka zgjedhur si një komandant dhe si dëgjues ndaj urdhërave dhe mesazheve të Tij. I ka dhënë një pozitë të lartë dhe me të gjitha Ligjet e Tij qiellore i ka premtuar lumturinë e përjetshme dhe të pafundme. Me këto që thamë kuptohet se sa i lehtë dhe i padyshimtë është për Fuqinë e Tij krijimi i Ringjalljes. O vëllezër myslimanë! Emrat e Bukur, Alim, Kadir, Kajjum, Hajjë, Mumitë dhe Muhji, na thonë se All-llahu xh.sh., pas kijametit dhe Ringjalljes, për ju do të krijojë një lumturi të përjetshme dhe të pashoqe. Pra të gjithë drurët, rrënjët dhe barishtet, çdo pranverë do t’i përsërisë siç kanë qenë më parë. Shembujt e treqindmijë llojeve të kafshëve dhe bimëve që ka krijuar, do t’i kuptosh më mirë kur të përballohesh me jetën e njëmijë vjetëve të kaluar të popujve të Hz. Muhammedit (a.s.) dhe të Hz. Musait (a.s.). Në dymijë vjet,do të gjesh njëmijë shembuj të ringjalljes . 3) Me këto sqarime kush është larg logjikës dhe nuk bindet është me të vërtetë i çmendur.Të gjithë njerëzit e famshëm, që janë njëqind e njëzet e katërmijë profetët, duke u mbështetur në premtimet e All-llahut xh.sh., bëjnë të ditur lumturinë dhe jetën e përjetshme. Këto thënie ata i mbështesin tek mesazhet e Zotit xh.sh.. Pas tyre edhe evlijatë, njerëzit e shenjtë të panumërt, me saktësi vërtetojnë dhe nënshkruajnë për këtë çështje. Kjo çështje është e qartë si drita e diellit dhe kush dyshon është pa mend.

Fjala e dy ekspertëve që janë të diplomuar në një fushë të caktuar shkence apo arti, merret më shumë parasysh se sa fjala e njëmijë të tjerëve, që nuk kanë dituritë e nevojshme, bile fjala e tyre nuk shkon edhe sikur ata të jenë diplomuar në një fushë të ndryshme.

3) Pranvera e kaluar tregon se kijameti i saj ka ndodhur me ardhjen e dimrit dhe pranvera që do të vijë është ringjallja e pranverës së mëparshme.

Shembull: Në fillim të muajit Ramazan, dy vetë kanë parë hënën. Fjala e tyre do të merret parasysh dhe është një argument i saktë, përballë mohuesve të panumërt.

Arra e kokosit që ndodhet në Indi, thonë se është si një konservë qumështi dhe se atje ekziston një kopsht me arra të tilla. Fjala e dy vetëve që e kanë parë këtë fakt, është më e besueshme se e shumë të tjerëve, sepse është e nevojshme që pasi ta kenë treguar si të vërtetë, duhet ta ilustrojnë me një shembull konkret. Mjafton të paraqesin përpara shikuesve një kokërr të vetme arre dhe automatikisht ata e fitojnë vërtetësinë. Për ata që mundohen ta mohojnë, duhet të shkelin të gjithë sipërfaqen e tokës dhe të binden se për çfarë është folur nuk është gjetur, e atëhere ata e fitojnë të drejtën. Edhe kush thotë se ka xhennet, sikur në kinema ta tregojë një gjurmë të tij, e fiton të drejtën. Kush mundohet që ta mohojë, i duhet të bredhë të gjithë gjithësinë, në çdo qoshe, madje edhe ajo nuk i mjafton se edhe në Ahiret (jetën tjetër), i duhet të ecë dhe kur të mos ketë parë gjësendi, atëhere mund ta fitojë të drejtën. Ata që merren me hulumtimin e kësaj fushe të kundështimit, po qe se nuk sjellin përpara nesh fakte të pakundërshtueshme për të mbrojtur pikëpamjet e veta dhe të mos tregojnë se nuk ndodhen këto të vërteta, nuk ka se si ta fitojnë të drejtën.

Nuk ka ze