Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 21
(1-79)

Në këtë ajet:

5)“Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e toka, mandej kur t’iu thërras juve me një të thirrur prej tokës, ju menjëherë dilni” ;tregohet se në dy kazerma ushtarësh, ata sapo dëgjojnë zërin e komandantit edhe pse janë duke pushuar, në çast vihen në shërbim të tij. Po kështu, të gjitha qeniet e qiejve madhështorë dhe të botës, Sovranin e Gjithësisë, ashtu si ushtarët e dy kazermave, e dëgjojnë dhe me një zë të borisë së Israfilit, në çast të vdekurit veshin petkun e trupit dhe vihen në rresht. Çdo pranverë, në "kazermat" e kësaj bote, që nga vendi ku janë shtrirë si të vdekur, melektë me një zë murmuritës i urdhërojnë dhe i gjallërojnë. Të gjitha këto tregojnë për një Mbretëri Madhështore të një Edukatori. Patjetër dhe pa dyshim, siç është vërtetuar edhe në “Fjalën e Dhjetë”, Sundimi i Mbretërisë së Përjetshme është nën funksionet e Emrave të Bukur, Rahmet, Hikmet, Inajet dhe Adalet, që kuptohen kështu: Mëshirë, Dituri e Kulluar, Ndihmë dhe Drejtësi. Këta emra e bëjnë të nevojshme hapjen e një Jete të Përjetshme pas Ringjalljes. Po të mos ekzistonte Ringjallja, funksionet e Emrave të Bukur do të ktheheshin në kundërshtim me vetveten dhe e gjithë Dituria dhe Përsosmëria e Tij do të kthehej në një send të pavlerë. Ndihma e Pakursyer dhe Mëshira do të ktheheshin në një tradhëti të ndyrë dhe të hidhur. Drejtësia e Peshuar do të shndërrohej në një mizori të tmerrshme dhe Mbretëria e Fuqishme do të rrëzohej papritur. Nëse nuk do të kishte Ringjallje, atëhere Madhështia e Zotit xh.sh. do të humbiste dhe Përsosmëria e Edukatorit me këto dobësi dhe gabime do të shëmtohej. Ta dimë mirë se Madhështia e Zotit xh.sh. nuk lejon që të ndodhë kurrë kjo gjë. Këtë pabesi mendja nuk e përtyp dot, sado më shumë që të mundohet të gjejë rrugëzgjidhje. Këtij njeriu që e ka krijuar kaq nazik, Ai i ka dhënë mendjen dhe zemrën, për t’u bërë i dashuri i jetës së lumtur të ahiretit, prandaj a ka mundësi që këtë krijesë kaq të brishtë ta dënojë me dënim të përjetshëm e ta ekzekutojë? Kjo do të ishte një mizori e tmerrshme që nuk përputhet me karakterin e Tij. Çdokush e di se kokën e kësaj krijese, Zoti xh.sh. e ka mbushur me qindra dobi dhe ia ka zbukuruar me mendime të thella, duke e pajisur me aftësi të rralla dhe nuk ka asnjë mundësi që më mbrapa atë të mos e ringjallë, por ta konsumojë dhe ta humbasë pa kriter, në një vdekje të përhershme. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë! All-llahu xh.sh. për Ringjalljen ka bërë mijëra premtime dhe kërcënime, premtime të cilat asnjëherë nuk i ka mohuar, sepse mohimi i premtimit do të tregonte dobësi dhe padituri nga ana e Tij. Secili është i vetëdijshëm dhe e kupton se kjo gjë bie në kundërshtim me Madhështinë dhe Edukatën e Tij të Përsosur. Me këto mendime që shfaqëm, mund ta kuptosh fare lehtë Ndihmën dhe Drejtësinë e All-llahut.

Nuk ka ze