Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 23
(1-79)

”I pari që s’ka fillim” dhe se kjo farë, si një kasafortë e vogël, përmban të gjithë programin e përbërjes së një druri të përsosur, si dhe të gjitha kushtet për zhvillimin e tij. Kjo nuk bën gjë tjetër vetëm se vërteton se ka një Mbrojtës Madhështor. Fruti i tij sqaron emrin:

“I fundit që s’ka mbarim”; që tregon se në këtë frut është vendosur një e fshehtë. Fara ëshë kompletuar me të gjitha kushtet që duket sikur janë vendosur në një sirtar të veprimtarisë së saj, për të vazhduar ardhmërinë dhe për të plotësuar nevojat. Në shkallën më të lartë edhe ky argument vërteton ekzistencën e një Zoti Madhështor xh.sh..

Trupi i drurit sqaron emrin:

”I dukshmi”. Në pamjen e tij druri është i vyer dhe i përshtatshëm e i hijeshuar si me një kostum të praruar, të qendisur me lloj-lloj zbukurimesh të praruara, sikur të ishte një petk i çmuar i Hyrisë së xhennetit. Tek ai janë pikturuar shtatëdhjetë lloje ngjyrash, për të treguar Artin e All-llahut xh.sh., që e shfaq para syve tanë Zotësinë dhe Diturinë e Tij Universale. Ndërtimi i brendshëm i drurit, shpjegon kuptimin e ajetit:

”I padukshmi”. Brendësia e një druri është si një makinë, një tryezë pune, fabrikë, apo një laborator kimie, që farën nuk e lë pa ushqim. Ai shërben si një kazan i mbushur për gjethet dhe frutat e tij. Kjo ilustron Mbrojtjen Madhështore të All-llahut xh.sh., Fuqinë e Përsosur, Drejtësinë e Kulluar dhe Mëshirën e Bukur të Tij. Këtë Dituri Universale njerëzit duhet ta fiksojnë në mendjet e tyre, si dritën e diellit në mes të ditës. Edhe faqen e tokës, po ta gjykosh nga pikëpamja e stinëve dhe të shohësh "fletoren" e veprimtarisë së tyre, sqarohet me emrin, “Evvel”, pra me ardhjen e vjeshtës, ku farat lihen si një amanet për t’u ruajtur dhe kur pranvera të ngrejë perden, ato të japin me miliona fruta të varieteteve të ndryshme. Në formimin e drurit, kur marrin urdhërin e Zotit xh.sh., ato lulëzojnë përnjëherë, sepse është vetëm kompetencë e Tij dhe hyn në listën e parimeve të Fuqisë Hyjnore.

Nuk ka ze