Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 24
(1-79)

Kjo është një faqe e përsëritur e pranverës së kaluar. Kjo tregon për Fuqinë e Pashoqe të një Mbrojtësi Madhështor dhe Fisnik, Diturinë e Tij të Kulluar dhe Mëshirën e duhur. Fundi i këtij druri, përsëri përmblidhet në farën apo bërthamën e vogël, për të treguar të gjithë veprimtarinë e vjeshtës së dytë. Prandaj Emrat e Bukur, shpirtërisht tregojnë për pranverën e ardhshme, kur farërat e vogla do të dëshmojnë All-llahun xh.sh., që është i të Patëmeta dhe ku në Ringjalljen e dytë do të hapë fletoren e veprimtarisë së tyre. E gjithë kjo do të pasqyrojë Fuqinë e një Mbrojtësi Madhështor dhe Fisnik. Vetëm fuqia e Tij mundet që në farën e vogël të programojë këtë vepër të madhe, që mundemi ta lexojmë në gjuhë të panumërta, me anën e jashtme të këtij druri, kur të çelë lule të praruara, e të tregojë mbi treqindmijë lloje shembujsh të Ringjalljes. Funksionet e emrit të bukur:

”I fundit që s’ka mbarim”, që në të janë përmbledhur: Gjithëmëshirshmëria, Ushqyerja, Mëshira e plotë dhe Fisnikëria, për të gjallët i mbushin tryezat me të gjitha frutat saqë numri i tyre nuk llogaritet. Ata flasin me një gjuhë të veçantë për emrin:

“Ai është i dukshmi“, duke e lavdëruar dhe duke thënë të vërtetën e pastër. Ato tregojnë edhe për këtë të vërtetë:

9)”Dhe kur fletushkat të jenë shpallur”.

Ana e jashtme e një druri është përfytyruar si një kazan, si një fabrikë, si një tryezë apo makinë, që punon me një ekuilibër të përsosur. Nga një gram farë prodhohen dhe piqen me ton ushqime të shijshme, që ia servirë përpara të uriturit. Në këto peshime të precizuara, këto çudira vetëm me një vëmendje dhe drejtëpeshim të tillë mund të krijohen. Këtu rastësia nuk mund të përzihet. Ana e brendshme e botës, me gjuhët e shumta të melekëve, tregon se Krijuesi i këtyre begative është i patëmeta.

Nuk ka ze