Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 27
(1-79)

A ka mundësi që njeriu këtë aftësi brilante të mos e shfrytëzojë në vendin e duhur, por ta lejojë ta konsumojë në përkohshmërinë boshe? Kjo do të ishte një padrejtësi që nuk e pranon mendja. Të gjitha qëniet e gjithësisë që dëshmojnë Emrat e Bukur, Hak dhe Hafiz, Hakim, Xhemil, dhe Rrahim, mijëra herë po përsërisin duke thënë: ”Jo, jo, Mosringjallja është e pamundur”, duke e refuzuar atë.

Ne Krijuesin tonë po e pyesim se a mund të ringjallemi. Dhe Ai me anë të Emrave të Bukur, Hak, Hafiz, Hakim, Xhemil, dhe Rrahim, po na përgjigjet. Jo vetëm që është e vërtetë e pamohueshme, por edhe të gjitha qeniet e vërtetojnë duke e pohuar me mijëra herë.

Unë mund të vazhdoja edhe më tepër, por meqenëse çdo gjë u sqarua si drita e diellit, e ndërpreva me kaq. Tani me shembujt që iu dhashë, mund të debatoni edhe me armiqtë tuaj. Me fuqinë e njëqind, apo të njëmijë Emrave të Bukur që funksionojnë në këtë gjithësi, me tërë shkëlqimin e tyre tregojnë dhe vërtetojnë origjinalin e Emrave të Bukur, që japin me saktësi Jetën e Mbrapme dhe Ringjalljen. Ai Zot i Bukur dhe Madhështor, me anë të Librave të zbritur dhe të Emrave të Bukur, u përgjigjet pyetjeve tona me mesazhe të sakta. Në një farë mënyre këto të vërteta i pohojnë edhe melektë me gjuhën e tyre kur thonë: “Që nga koha e Hz. Ademit dhe deri tani, shpirtërisht takohemi me njerëz, që na japin argumente të forta për jetën e mbrame, ku do të shëtisim me komandantin në sallona të praruar të asaj jete”. E kemi thënë dhe përsëri po e themi se këto vende të përjetshme dhe të zbukuruara me një hijeshi përrallore, pa dyshim se presin për gosti festive banorët e rinj. Melektë na sqarojnë dhe na thonë që të mos dyshojmë për këto fakte dhe tregime, sepse janë më se të padyshimta.

Krijuesi ynë, Muhammedin (a.s.), të fundin e profetëve, e ka dërguar si një Mësues dhe Mjeshtër të Përsosur. Si një Udhëheqës i pagabueshëm, me ekzaktësi profetike na i përgjigjet pyetjeve të vështira në lidhje me Krijuesin tonë. Duke dëgjuar këto përgjigje mbi Krijuesin, sipas shkallës së diturive që zotëron secili, lartësohet dhe përsoset. Për të gjitha paqartësitë t’i drejtohemi Atij, Profetit Fisnik, që me anë të Mrekullive të Rralla dhe të Kur’anit të Famshëm, nuk lë asnjë hapësirë bosh. Dyzet Mrekullitë e Kur’anit vërtetojnë se Ai, Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Zotit xh.sh., vërteton edhe vetë drejtësinë dhe vërtetësinë e këtij Kur’ani të Famshëm. Gjatë gjithë jetës së Tij, Ai ka folur me gjuhën e fakteve jetësore që ka përjetuar, si dhe me anë të dokumenteve të shumta qiellorë të profetëve të tjerë. Ai flet me një gjuhë shpirtërore të padukshme, duke shpalosur mesazhe qiellore, me argumente të shumta të gjithësisë, për të na sqaruar të vërtetën mbi Ringjalljen. Këtë të vërtetë e mbrojnë edhe mijëra ajete të Kur’anit, që e pasqyrojnë si drita e diellit.

Nuk ka ze