Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 26
(1-79)

10) ”Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi“.

E shohim me sytë tanë dhe mendja na e pranon se njeriu është fruti më i arrirë i pemës së Gjithësisë. Kjo vërtetohet edhe me anën e të vërtetave të Hz. Muhammedit (a.s.), se njeriu është fara themelore dhe ajeti më i madh i Kur’anit të Gjithësisë, i cili mban "Ajetul-kursinë" e emrit të madh, që është Gostitësi fisnik i pallatit të Gjithësisë. Ai ka leje të veprojë në të gjitha planetet, të mbikqyrë edhe lagjen e qytetit të Gjithësisë, sikurse kopshtin e vet. Njeriu është përdoruesi më i pushtetshëm i Gjithësisë dhe është i pajisur me të gjitha llojet e shkencave dhe të arteve. Ai është edhe një inspektor dhe kalif, që vepron nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e Mbretit të Paskajshëm. Krijuesi regjistron të gjitha veprimet e vogla apo të mëdha të tij, sepse ai ka marrë përsipër një amanet të madh, ku edhe qiejt me tokën janë shtrirë përpara peshës së amanetit të tij. Përpara njeriut janë hapur dy rrugë dhe ai le të zgjedhë, ose atë të fatkeqësisë, ose atë të fatbardhësisë. Njeriu është krijuar si një rob i gjithanshëm i angazhuar me adhurime të mëdha, që në të pasqyrohen të gjithë Emrat e Bukur të Mbretit të Gjithësisë. Ai është i gatshëm që mesazhet dhe shprehjet e Këtij Madhështori pa të meta t’i kuptojë me vëmendje. Ai në mes të gjitha qënieve është më nevojtari, sepse është një krijesë fatkeqe dhe më i varfëri, më i pafuqishmi, që ka shumë kërkesa, qëllime dhe dëshira. Megjithëse për nga pozita është shumë më lart nga qeniet e tjera, nga ana e kënaqësive ndjen hidhërime të thella dhe është më dëshiruesi për jetën e përjetshme. Vazhdimin e jetës dhe lumturinë e përjetshme, ai gjithnjë e kërkon, duke bërë lutje të panumrta. Atij edhe sikur t’ia plotësojnë të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, lumturia e përjetshme nuk mund t’i plotësohet, veçse me përkushtim dhe devotshmëri ndaj Zotit xh.sh.. Krijuesi iu përgjigjet dëshirave të tij me mirësi dhe njëkohësisht kërkon nga njeriu përkushtim ndaj këtyre të mirave. Kjo vërteton se ai është një krijesë e çuditshme, që Krijuesi atë e ka krijuar si qenie të mrekullueshme, që përfshin në vetvete të gjithë gjithësinë. Të gjitha arsyetimet dëshmojnë se ky njeri nuk është krijuar për të shijuar vetëm këtë jetë të përkohshme. Të vërtetat e përmendura tregojnë se është lidhur me vetë Emrin e All-llahut xh.sh.. Zoti xh.sh. dëgjon edhe zërin e krijesës më të thjeshtë dhe e plotëson me vepra konkrete. Ai që mban emrin e Mbrojtësit Madhështor, a nuk do që ta ruajë krijesën e vet dhe veprat e tija t’i regjistrojë me anën e sekretarëve të Tij fisnikë, melekëve, me të cilët ka kontakt të përhershëm në të gjithë gjithësinë? Pikëpamja e Mbrojtësit të Rreptë është përcjellur tek njerëzit për të cilët do vazhdimësinë e tyre. Me një siguri të padyshimtë, këta njerëz pas ringjalljes do të paraqiten në Gjykimin e Madh, për të marrë shpërblimin apo dënimin, sipas veprimeve që kanë kryer më parë. Këtu do të gjykojë Emri "Hakk" (që i jep secilit atë që meriton), për të përcaktuar se si do të shpërblehen këta njerëz; do të dënohen apo vlerësohen, për veprimet e mëparshme. Këtë fakt do ta shohin përpara Mbrojtësit të Rreptë, në Gjykimin e Madh. Pasi të jetë përgjigjur për veprimet e vogla apo të mëdha, njeriut do t’i hapen të gjitha dyert e Lumturisë së Vërtetë. Aty do të ketë gosti të këndshme dhe plot mirësi. Për kundërshtarët do të ketë dënime dhe do të hapen dyert e burgjeve të errët dhe të pafund. Si të duket ky njeri që ka qenë komandant i të gjitha llojeve të krijesave, që i ka ngatërruar dhe ka bërë ndërhyrje ndaj tyre?Ky oficer a ka mundësi të hyjë në varr dhe të mos zgjohet për t’u marrë në pyetje për veprimet e tija? Kjo nuk bëhet kurrë! Ky Zot xh.sh. që ka dëgjuar zërin e një mize dhe ia ka plotësuar kërkesën, a ka mundësi të mos dëgjojë zërin gjëmues të lutjes së njeriut për përjetësinë, siç e kemi shpjeguar më lart? Ky Furnizues i Mrekullueshëm, që edhe në krahun e një mize nuk ka shpenzuar kot, me siguri që edhe njeriut do t’ia japë atë që i takon. Dituria Universale e Krijuesit, njeriun e ka lidhur me të gjitha të vërtetat e Gjithësisë, prandaj kërkesat e këtij zgjaten deri në përjetësi.

Nuk ka ze