“I padukshmi“, është Ai që krijon anët e brendshme të qënieve të gjithësisë.
Kurse bota është një dru jetësor i kësaj gjithësie, që i ngjan melekëve, të cilët me njëqindmijë gjuhë, e përmendin dhe e lajmërojnë All-llahun xh.sh., i Cili gjithësinë e mbron me katër emrat e përmendur dhe që Mbrojtësin e këtyre qenieve e paraqet si çelës, që hap derën e Ringjalljes. Pikërisht është ky çelës, që në pazarin e jetës së Mbrapme,ka dërguar vazhdimisht frutat e kësaj bote. Ky dru madhështor dhe të gjitha qeniet, sipas kohëve kur kanë jetuar, janë pasqyruar në këto emra, të cilët thellësia e mendjes tonë nuk mund t’i konceptojë dot. Ne vetëm se mund të themi:
Ashtu si sekondat, minutat dhe ditët, që i shërbejnë javës, akrepat e tyre i ngjajnë njeri tjetrit dhe ekzistenca e njërit vërteton tjetrin. Kur të shohësh lëvizjen e një akrepi të sekondës, doemos do të pranosh edhe lëvizjen e të tjerëve.
Po kështu kjo botë është si një orë e madhe e Krijuesit Madhështor. Sekondat e kësaj bote janë ditët dhe minutat e saj janë vitet, kurse orët të çojnë tek shekujt. Ditët tregojnë për rrotullimin e viteve të kaluara, që i ngjajnë dhe që vërtetojnë njëri-tjetrin.
Duke u nisur nga ky arsyetim; siç do të vijë pranvera pas këtij dimri, po kështu pas dimrit të errët të kësaj bote do të vijë edhe pranvera e përjetshme me mëngjeze të pafund. Shenja dhe paralajmërime të panumërta, shohim kur pyesim All-llahun xh.sh. për Ringjalljen. Ai na përgjigjet me anë të Emrit Hafiz (Mbrojtës) dhe Emrat e Bukur: