Tani emrat Rrahman, Rrahim, Adil, Kerim dhe Hakim, ashtu si drita e diellit, me një qartësi të pamohueshme, u përgjigjen pyetjeve tona.
Me sytë tanë po e shohim se në Gjithësi, një Mbrojtës i Fuqishëm sundon dhe pamjen, jetëshkrimin dhe veprimtarinë e të gjallëve dhe e shkruan me një stil të veçantë në fletoren e dëshmive të Gjykimit të Fundit. Në bërthamat dhe farat e pemëve, që është një shembull i vogël i “Levhi-mahfudhit” dhe veçanërisht në trurin e njerëzve (me madhësi) sa kokrra e një meli është vendosur kujtesa, që përmban një bibliotekë të madhe. Gjithashtu edhe në disa vende të tjera, All-llahu xh.sh. pasqyron, i shkruan dhe i regjistron të gjitha. Kur të vijë stina, ato farëra të vogla që thamë më lart dhe ato shkrime të fshehura, do t’i shfaqë para syve tanë dhe do t’i sqarojë. E vërteta e ajetit të famshëm që thotë:
6)“Dhe kur fletushkat të jenë shpallur”; e shfaq shembullin e Ringjalljes me gjuhën e miliona luleve çdo pranverë dhe e shpjegon me një mjet të veçantë. Më parë duhet ta dish se njerëzit nuk janëkrijuar për t’u dënuar me vdekje dhe për të shkuar në një "hiç", por për mos’humbjen e tyre. Të gjitha qëniet e gjalla janë krijuar medoemos për t’u përgatitur për pavdekësinë dhe për t’u pastruar nga veset e përkohshmërisë, gjë që e vërteton ekzistenca e tyre. Po shohim se me ardhjen e dimrit, bimëve u vjen kijameti dhe i ringjallë përsëri në pranverën e ardhshme. Çdo farë, çdo dru apo rrënjë, e lexojmë si më poshtë:
7)“Dhe kur fletushkat të jene shpallur”. Ato me gjuhët e tyre shpalosin kuptimin e këtij ajeti. Me shembuj të viteve të kaluara, po komenton dhe dëshmon mbrojtjen e Emrave Madhështorë. Domethënia e ajetit:
8 ) ”Ai është i pari që s’ka fillim, i fundit që s’ka mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi”; dëshmon Protektoratin e Zotit xh.sh., në shkallën më të lartë dhe sqaron që me lehtësinë dhe saktësinë e pranverës, Ai mund të krijojë Ringjalljen. Shkëlqimi i këtyre Emrave të Bukur shfaqet në të gjithë gjithësinë, nga tek më i vogli deri tek më i madhi. Si për shembull; fillesa e një druri është fara, që e sqaron emrin e bukur: