Duke u nisur nga ky arsyetim i argumentuar themi se mohimi i mijëra filozofëve nuk vlen asnjë lek përpara çështjeve të besimit, që lajmërojnë njerëzit e drejtë që besojnë me bindje. Jo vetëm kaq, por këto i kanë vërtetuar edhe fjalët e njëqind e njëzetekatër mijë profetëve, që janë ekspertë të kësaj fushe. Shtoi gjithashtu kësaj shifre edhe njëqind e njëzetekatër milionë evlija dhe mijëra vota të njerëzve të devotshëm, që i kanë parë faktet gjatë jetës së tyre. Po të marrim në konsideratë të gjitha sa thamë, nuk mund të besojmë në fjalët e disa filozofëve që u ka rënë pluhur në sy dhe u është tharë shpirti ngaqë nuk besojnë. Kush u shkon atyre nga pas, është më hutaq se ata vetë.

Me sytë tanë po e shohim se në rrethin tonë po sundon një Dituri e Mrekullueshme. Ai është Filozofi më i Ditur dhe Plotmëshirues e Ngadhënjimtar i Veçantë, që shpërndan në mendjet dhe zemrat tona këtë dituri, duke na dhënë një ndihmë të vazhdueshme dhe të pakursyer. Vetëm Ai, Mbreti i një Mbretërie Ngadhënjimtare, që zotëron një ndjenjë të lartë Drejtësie dhe Kujdesi, është në gjendje t’i bëjë të gjitha këto. Është pikërisht Mëshira e All-llahut xh.sh., që tek një dru frutor ka vendosur me mijëra lule dhe fruta të dobishme, numri i të cilave arrin sa numri i popujve të profetëve Nuh dhe Salih. Ai Ngadhënjimin e Vet e ka treguar edhe në lidhje me popujt inatçorë dhe kundërshtarë, Nemrud dhe Firaun (faraon), të cilëve u ka rënë syve, me “shuplakën” e Tij të tmerrshme. Ai është i Drejtë dhe Absolut. Hakun e të gjallëve e mbron, sepse kjo përputhet me Sedrën dhe me Nderin e Tij.