Një çështje kaq e madhe që mendja e njeriut nuk mund ta konceptojë dot, zbërthehet me leksionet e shenjta të këtyre dy Mësuesve Superiorë. Para zbritjes së Kur’anit, Profetët e atëhershëm nuk kanë mundur t’i bindin popujt e tyre se niveli i kulturës ka qenë i ulët. Njerëzimi ka qene në moshën e fëmijërisë së hershme dhe nuk e ka njohur nivelin kulturor të këtyre shekujve.
Përmbledhje
Shumica e Emrave të Bukur e bëjnë të nevojshme Jetën e Mbrapme. Të gjitha të vërtetat që zbulojnë Emrat e Bukur, ilustrojnë dhe faktojnë realizimin e Jetës së Mbrapme. Nga që i kanë parë, melektë tregojnë për vendet dhe botërat e jetës së përjetshme. Nga të dhënat e argumentuara të tyre, nuk ka pikë dyshimi se këto vende ekzistojnë me të vërtetë. Në jetën e vet Hz. Muhammedi (a.s.), pas argumentimit të njësimit të Zotit xh.sh., si Një dhe vetëm Një, detyrë tjetër kishte edhe një princip të madh, sqarimin e jetës së mbrapme. Me anë të Mrekullive të tjera, që dëshmojnë për profetësinë e Tij, po të njëjtën gjë lajmërojnë me alegori edhe për ardhjen e Ditës së Mbrapme, që do të realizohet medoemos. Kur’ani në një të katërtën e ajeteve, merret me jetën e mbrapme, kështu që me më shumë se njëmijë ajete e vërteton këtë të vërtetë. Me drejtësinë e tij të ekuilibruar, Kur’ani aludon dhe argumenton me fakte hapjen dhe ekzistencën e Jetës së Mbrapme. Kjo e vërtetë është një themel i fortë i besimit islam.
Nga njëqind dobitë, ne vetëm njërin do të mundohemi të komentojmë se çfarë dobish ka besimi i jetës së përjetshme, në jetën e përditshme,për të cilat Kur’ani nuk ka lënë vend sqarimi tjetër. Kurse për jetën e përditshme, i ka sqaruar Risale-i Nur, të cilat do t’i përmbledhim në dy-tre pika që i garantohen njeriut në jetën shoqërore dhe atë individuale.
E para, njeriu ndryshe nga krijesat e tjera, siç interesohet për familjen e vet, po ashtu interesohet edhe për të gjithë botën. Siç interesohet për më të afërmit, po me atë preokupim, interesohet edhe për të gjithë racën njerëzore. Interesi për këtë botë është i madh, po kështu edhe interesi për jetën e paskajshme. Ai interesohet të plotësojë dëshirat e tij fizike dhe po me aq dëshirë përpiqet për të bërë të sigurtë edhe realizimin e kushteve për të kaluar në jetën e paskajshme, ku ndodhen të gjithë të afërmit që janë ndarë nga kjo botë. Dëshirat e tij të shpirtit, mendjes, zemrës dhe të humanizmit, janë të gjera sa kjo botë që jetojmë. Nga të gjitha dëshirat dhe shijimet që ka njeriu, ajo që nuk e ngop kurrë është dëshira për jetën e mbrapme. Siç është theksuar edhe në “Fjalën e dhjetë”, kur isha i vogël, pyeta imagjinatën time se, a do të doja një mbretëri ku do të rroja njëmijë vjet dhe pastaj të shkoja tek asgjëja, apo një jetë tëtë pafundme të vështirë dhe të thjeshtë. U habita kur pashë se zgjodhi të dytën dhe tha se, sikur edhe në ferr të jetojë, më mirë të shkojë tek e dyta. Meqenëse imagjinatën, shërbëtoren e njeriut, nuk po mundin ta ngopin shijet dhe kënaqësitë e kësaj bote, atëhere si mund ta ngopë vlerat e panumërta të njeriut, që janë lidhur me jetën e përjetshme.