Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 31
(1-79)

Besimi në jetën tjetër u thotë: "Mos u bëni merak! Juve po iu pret një rini e përjetshme, një jetë e shndritshme dhe një moshë e pafund. Dashamirët dhe fëmijët që keni humbur, do t’i takoni dhe do të kënaqeni me ta. Bamirësitë që keni bërë gjatë jetës tuaj, janë ruajtur dhe mbrojtur për në Gjykimin e fundit."A e kuptoni se besimi në jetën tjetër, për ta është një ngushëllim dhe u jep një qetësi shpirtërore. Me këto ide në kokë, ata nuk i merakos dhe hidhëron fare gjendja e pleqërisë.

Një e treta e numrit të popullsisë janë të rinjtë. Ata janë pikërisht në kohën kur veset e këqija i prekin më lehtë dhe bëhen viktimë e tyre. Në këtë moshë të rrezikshme, nuk sundon logjika dhe po të humbasin besimin, do të përfundojnë në torturat e ferrit. Edhe për popullin, në këtë moshë ata bëhen një mjet dhune, prishin qetësinë dhe marrin nëpër këmbë nderin e të tjerëve. Qetësia dhe nderi i pleqëve vihet në rrezik, sepse të rinjtë për të shijuar një minutë kënaqësi, prishin dhe rrëzojnë dinjitetin e shumë shtëpive. Pas këtij krimi burgoset, ku mund të rrijë katër pesë vjet në nivelin e një kafshe të egër. Po t’i vijë në ndihmë besimi në jetën tjetër, shumë shpejt do ta mbledhë mendjen dhe do ta kuptojë kështu: "Meqenëse forcat e sigurimit dhe dedektivat nuk po më shohin, prej tyre edhe mund të fshihem. Melektë e një Zoti Madhështor që janë në shërbim të Tij, më shohin dhe m’i regjistrojnë të gjitha fëlliqësitë. Unë nuk jam kokëbosh, por një udhëtar që bëj një detyrë. Rinia ime nuk do të zgjasë përjetësisht, por do të vijë dita që edhe unë si të tjerët do të jem një plak i pafuqishëm dhe i mjerë". Duke menduar kështu, ai do të ndjejë mëshirë dhe do ta shmangë dhunën. Me kaq po e lëmë, se për këtë çështje është folur tek pjesë të tjera të Risale-i Nurit, ku janë dhënë shumë mendime. Një pjesë të rëndësishme të njerëzimit e zënë të sëmurët, të shtypurit, ne fatzezët që kalbemi në burgun e errët, të varfërit dhe ata që kanë marrë dënime të rënda (autori e ka shkruar këtë libër, kur ka qenë i dënuar nga armiqtë e besimit. shën. i përkth.). Këta nuk kanë shpresë për ndihmë dhe gjithnjë e më tepër sëmundja i vë përpara dhe i paralajmëron për vdekjen e afërt. Ata janë të dëshpëruar se po ikin nga kjo botë dhe nuk po mundin të shpaguhen për të këqijat që kanë hequr. Ata po ikin duke lënë në këtë botë mizorët dhe tradhëtarët e dhunshëm, nga të cilët nuk kanë mundur të shpëtojnë dot nderin prej tyre. Këta maskarenj u kanë marrë dhe rrëmbyer mallin.Duke i shtuar këtyre edhe dhunën e epshit, që për kënaqësinë e një pesëminutëshi, apo dy orëve, do të burgoset me një dënim dhe ndëshkim torturues për dhjetë vjet me rradhë. Këto vështirësi që përmendëm, për njeriun përbëjnë një torturë të hidhur. Po qe se njeriu këtyre vështirësive iu kundërvihet me ndihmën e besimit në jetën tjetër, vështirësia, shqetësimet, zemërimi dhe shpagimi nuk do ndihen edhe aq shumë. Mund t’iu them edhe këtë: Në dënimin tim dhe të vëllezërve të mi të pafajshëm në këtë burg të tmerrshëm, po të mos na ndihmonte besimi në jetën tjetër, vetëm qëndrimi i një dite do të na dukej sa një vdekje, ndoshta do të bëhej shkak për vetvrasje. Falenderoj shumë Zotin xh.sh., që më ka dhënë besimin, që të largoja prej vetes shqetësimet për vete dhe për shokët e mi, që i desha aq sa shpirtin tim, të largoja edhe hidhërimin për librat e Risale-i Nurit, që na i morën dhe të shumë librave të tjerë që na humbën.[/ParagrafB

Nuk ka ze