Vetëm kështu munda të përballoj tradhëtinë e tyre, mjerimin dhe sundimin e mizorëve. E dini edhe vetë se për hatrin e vajzës se vogël të gjykatësit që ai donte të më ekzekutonte me vdekje, nuk e mallkova, të cilin më parë nuk e kam duruar dot. Ju betohem dhe ju garantoj se drita dhe forca e besimit për jetën tjetër, më dha një qëndrim, durim dhe ngushëllim aq të madh, sa nuk mund ta tregoj. Ndoshta këtë forcë ma dhuroi Zoti xh.sh., për të fituar shpërblimin e madh. Siç kam thënë në fillim të një libri, unë e quaj veten si të përzgjedhur, që kam mundur të regjistrohem tek shkolla e "Jusufi”-së. Nganjëherë sëmundjet dhe pleqëria,që prej tyre buron kujdesi, më nervozojnë dhe duke ma mbushur zemrën me shqetësime, më pengojnë për t’iu dhënë rëndësi mësimeve të Risale-i Nurit. Më falni se në këtë trajtim dolëm jashtë teme!
Shtëpia e secilit është si një botë e vogël, ndoshta si një parajsë, por meqenëse në këtë parajsë nuk sundon besimi për jetën tjetër, atëhere në këtë familje, lidhjet, dashuria dhe mëshira e çdo pjestari, nuk do të jenë në shkallën e duhur, gjë që do t’i torturojë gjatë gjithë jetës, duke ua kthyer atë në një xhehennem. Me dëfrime të çastit e gënjejnë veten dhe e vendosin në një gjumë të pakujdesshëm. Njëlloj si struci, një shpend gjigand si deveja, që kur sheh gjahtarin, ngaqë nuk mund të ikë, e fsheh kokën në rërë, duke menduar se atë nuk e sheh askush. Edhe ky e vendos kokën në prehrin e pakujdesisë, derisa humbjen dhe ndarjen nga vdekja të mos e shikojë. Kështu si i shushatur e gjen ngushëllimin tek veset dhe imoraliteti, duke i përgjarë shembullit që përmendëm më lart.
Shembull: Zemra e nënës gjithmonë dridhet kur e sheh fëmijën e saj në rrezik. Po kështu edhe fëmijët dëshpërohen shumë, kur nuk janë në gjendje që ta ndihmojnë babain, ose vëllain e tyre. Nga kjo fatkeqësi ata jetojnë me brenga dhe frikë. Duke u nisur nga ky fakt, po të shikosh me realizëm jetën e një familje, që jeton pa qëndrueshmëri dhe gjoja e lumtur, në të vërtetë kënaqësitë i kanë ikur nga duart. Lidhjet familjare dhe farefisnore, tipar i kësaj jete të shkurtër, nuk kanë sinqeritetin dhe dashurinë reciproke, duke e kthyer jetën e kësaj familjeje në mëri dhe smirë, në atë shkallë sa të cënojnë edhe moralin e saj. Por nëse besimi në jetën tjetër hyn në atë familje, atëhere ajo shtëpi do të ndriçojë dhe lidhjet do të jenë të forta e të ekuilibruara deri në përjetësi. Dashuria dhe mëshira do të jenë pa interesin material, por për hir të Zotit xh.sh.. Vetëm me hirin e Tij, kjo dashuri do të vazhdojë deri në përjetësinë e lumtur dhe përrallore. Për këto arsye që thamë, besimtarët myslimanë i duan vëllezërit e tyre, pa i tradhëtuar dhe pa i poshtëruar për shkak të të metave që kanë, në mënyrë që nderi e dinjiteti i tyre të rritet edhe më shumë dhe morali të lartësohet.A e kuptuat tani se në atë familje do të sundojë lumturia e vërtetë?