A ka mundësi të mos i shohë përsëri po ato prodhime që ka provuar në këtë botë për në jetën tjetër? Ja pra njeriu është frut i krijimit të Gjithësisë, kalifi i botës dhe më i dashuri i Krijuesit. Dëshira më e madhe dhe lakmia e tij kënaqet vetëm me shijimin e botës së përjetshme, ku na pret lumturia pas ringjalljes. Këto njeriu i kërkon njëlloj sikurse i ka shijuar në këtë jetë. Atje bile edhe më të freskëta. Ai do që materialisht të përmbushë të gjitha lakmitë e tija dhe sidomos ato të përjetësisë. Duke ia arritur këtij qëllimi, ai do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Zotit xh.sh.. Dhe nuk çuditemi aspak, që Zoti xh.sh, i Cili është në gjendje të dëgjojë zërin e mushkonjës, si ka mundësi të mos dëgjojë gjëmimin e njeriut dhe të mos kujdeset për të, pra për ushtarin e nderuar? A ka mundësi të dëgjojë zërin e një mize e të mos dëgjojë murmurimën e qiellit, të pajisë ushtrinë e Tij madhështore, e të mos e furnizojë, të mos e mbikqyrë dhe të mos i japë rëndësi të madhe?! Kjo nuk mund të ndodhë kurrë! Me kuptimin e këtij ajeti që thotë:
11)”Aty do të kenë çfarë t’u dëshirojë shpirti dhe ç’tu kënaqet syri”, që do të thotë se, ato shije materiale që kemi shijuar gjatë jetës, po fizikisht do të kënaqemi edhe në xhennetin e lumtur, bile në një mënyrë edhe më të mirë dhe secili organ veç e veç do të shprehë falenderimin dhe adhurimin e tij ndaj Zotit xh.sh.. Kur’ani i Famshëm, aq mirë i ka sqaruar këto kënaqësi fizike, sa nuk ka nevojë për shpjegime të tjera. Përfundimet e fruteve të besimit për në jetën tjetër, tregojnë se ashtu siç ekziston në organet e trupit të njeriut dhe lakmitë e tija, saktësisht po në këtë mënyrë ekzistojnë edhe sendet materiale për të kënaqur këto lakmi. Në këtë mënyrë ekzistenca e njeriut, përsosmëria e tij, nevojat dhe dëshirat për të arritur përjetësinë, e tërheqin atë drejt detyrimit për të fituar dobitë dhe përfundimet e besimit në jetën tjetër. Akoma më tepër tërësia e këtyre dëshirave, me një mjet edhe më konkret, në jetën tjetër dëshmon se shijimet materiale të trupit në atë jetë, pra në parajsën e lumtur, do të realizohen. Të vërtetat e Gjithësisë dhe Ligjet e Zotit xh.sh., që zbatohen tek qeniet e gjalla, janë të përsosura dhe me kuptime të mëdha. Njerëzit që kanë lidhje me këto të vërteta dëshmojnë se me të vërtetë do të hapet porta e një Atdheu tjetër të përjetshëm, i cili përfshin dy të kundërta, parajsën dhe ferrin. Mos dyshoni,se patjetër që pas ringjalljes do të shkojmë pikërisht atje. Analizën e gjatë le ta bëjnë vetë lexuesit, kurse ne po i bem shkurt: Të vërtetën për ekzistencën e ferrit, Kur’ani e ka shtjelluar mjaft mirë, saqë nuk ka nevojë për komente të tjera. Sa për të zhdukur ndonjë dyshim të vogël, me dy pika të vogla do ta sqarojmë përmbledhtazi. Kuptimin më të thellë le ta japë Risale-i Nur.