Pika e parë. Frika e ekzistencës së ferrit nuk i humbet shijet e ëmbla të parajsës, sepse frika ndaj All-llahut xh.sh. të Pafundëm, e paralajmëron atë njeri, që të përmbahet dhe i tregon që për të gjitha mëkatet dera e pendimit është e hapur në çdo kohë, duke lënë të kuptosh se ferri nuk është vetëm për të frikësuar njerëzit, por ndoshta për t’iu treguar atyre derën e parajsës, shijet dhe ekzistencën e saj. Veç kësaj ai ekziston edhe për të marrë hakun e mijëra krijesave ndaj të cilave është përdorur dhuna,duke i përgëzuar kështu ato. Po qe se e ke futur veten në batakun e mëkateve dhe nuk mund të dalësh prej andej, përsëri ferri është më i mirë se humbja tek asgjëja. Kjo çështje edhe për mosbesimtarët është një lloj mëshire nga ana e Zotit xh.sh.. Jo vetëm njeriu, por edhe kafshët ndjejnë kënaqësi kur ndjehen të lumtur farefisi apo fëmijët e tyre. O i pafe! Ti a do të shkosh drejt hiçit, apo në ferr? Sepse ndëshkimi më i madh për ty është shkuarja nga hiçi, meqë kjo ta hidhëron më shumë zemrën dhe të shkatërron të gjitha cilësitë njerëzore që mund të kesh. Po të mos ishte ferri edhe parajsa nuk do të ekzistonte. Me mosbesimin që ke, ti shkon gjithnjë për nga hiçi. Po nëse shkon në ferr, që është një formë ekzistence, ti shpëton nga hiçi, që ajo jo vetëm që të humbet krejt, por edhe me të afërmit dhe të dashurit nuk të jepet mundësia për t’u parë. Të gjithë ata që ke dashur dhe për lumturinë e të cilëve je intersuar, do të shkojnë në lumturinë e parajsës. Mund të shkojnë edhe në ferr, por përsëri kjo është një ekzistencë dhe jo shkuarje nga hiçi. Mblidhe mendjen, që të mos anosh nga hiçi! Pra, ferri është një dobi e pastër e Sundimtarit Madhështor, që me drejtësi dhe dituri të kulluar, dënon të paturpshmit, që me një logjikë të cekët, me veprat e tyre kërkojnë burgun e Mbretit Madhështor. Në këtë burg ka edhe të tjera të papritura, siç janë "zebanitë", qënie të çuditshme që jetojnë aty, me cilësi imponuese dhe të trishtuara.
Pika e dytë. Ekzistenca e ferrit nuk bie ndesh me Mëshirën dhe Drejtësinë e Furnizuesit, sidomos kur përdoret në momentet e duhura. Të dënosh mizorin e paskrupullt dhe të përgjakshëm, apo egërsirën që ka copëtuar me qindra kafshë të pafajshme, jo vetëm që është një drejtësi, por edhe për viktimat është një ndihmë dhe mëshirë. E kupton se të falësh gjaksorin dhe të lirosh egërsirën, jo vetëm që ke bërë një punë të keqe, por je treguar i pamëshirshëm kundrejt viktimave. Po kështu edhe mosbesimtarët që hyjnë në ferr, duke mohuar funksionet e Emrave të Bukur, përdhunojnë dëshmitë e panumërta të dëshmitarëve dhe qënieve që përbëhen nga Emrat e Tij. Duke hyrë edhe në hakun e tyre përgojojnë dhe mohojnë faktin që ato me ekzistencën e tyre bëjnë "tespih" dhe kryejnë detyrimet ndaj Krijuesit duke treguar se janë krijesa të All-llahut xh.sh.. Është pikërisht ekzistenca e tyre ajo që i detyron ato t’i shërbejnë me besnikëri dhe mirënjohje Krijuesit të tyre. Mosbesimi e zbret njeriun në rangun e një kafshe më të ulët nga të gjitha qeniet, sepse ka bërë një mizori të madhe ndaj robëve të All-llahut xh.sh.. Kjo nuk meriton faljen, por trembjen e këtij ajeti: