12)“S’ka dyshim se All-llahu nuk e fal mëkatin e të përshkruarit shok Atij (idhujtarinë)”. Futja e mosbesimtarit në ferr, këtë vepër mos e gjyko si një veprim të pamëshirshëm, sepse për akuzuesit kjo nuk është një dënim i padrejtë, ngaqë ata kanë bërë dhunë dhe ofendim.
Ata u kanë hyrë në hak të ndershmëve dhe besimtarëve. Siç është i nevojshëm ferri për këta njerëz, po ashtu edhe Sedra e Pastër e All-llahut Madhështor është e domosdoshme të vihet në vendin e Saj, duke i dënuar rëndë këtë kategori njerëzish të shfrenuar. Po kështu, kur një shtetas kryen një krim ndaj një nënshtetasi tjetër, Mbretit të kësaj Mbretërie, me sedër të madhe, sikur t’i thotë krimineli: "Ti nuk më bën dot asgjë, nuk më burgos dot", si do të prekej sedra e këtij Mbreti! Sikur në atë shtet të mos kishte fare burg, enkas për këtë kokëfortë do të ndërtohej një i tillë, ku të futej ky i paturpshëm. Njëlloj edhe mosbesimtari i palëkundur, e prek Sedrën e Zotit xh.sh. dhe e shqetëson dinjitetin e Tij Madhështor, duke dhunuar Edukatën e Shkëlqyer dhe të Përsosur të Tij. Në të vërtetë ekzistenca e ferrit është shumë e domosdoshme, megjithëse dikujt nuk i pëlqen. Sedrës së Tij të Pastër i ka hije të krijojë ferrin (xhehennemin), për të djegur kundërshtarët. Vetë cilësia e mosbesimit, në vetvete përmban ferrin. Po kështu cilësia e besimit është parajsa, që në vetvete përmban shije të shumta. Me anë të parajsës, Zoti xh.sh., besimtarëve u jep një lajm të fshehtë. Këtë e kemi sqaruar në formën e materies, ku ajo gjendet në trajtën e një parajse të vogël me shije të shumëllojshme të xhennetit të Zotit xh.sh.. Kështu është sqaruar edhe në librat e Risale-i Nurit, veçanërisht në fillim të saj, ku është theksuar mosbesimi, atëhere kur është absolut dhe është i vërtetuar, si hipokrizia dhe largimi nga feja islame, ku secili nga këto të kredhin në një errësirë dhe hidhërim të madh e të pashpjegueshëm. Atij që ka dalur nga feja e vërtetë, veprat e tija do t’i bëhen një ferr special dhe sekreti i ferrit të madh, do t’i tregohet edhe në këtë botë. Bota ku ne jetojmë, njerëzve do t’i paraqitet si një kopsht plot me fidane të përjetshëm (me të vërteta të vogla) dhe ai duke mbjellur këto fara të helmosura, rriten fidanë sipas saj, nga të cilët do të mbledhë frutat e tyre. Nuk e di ai se ka ngrënë një frut të helmuar, sepse në këtë kopsht mosbesimi dhe dhuna, që janë farat e "zekumit" (fruti i xhehenemit), pronarit të vet i thotë: “Unë jam thelbi i asaj fare që ke mbjellur". Dhe vazhdon: "Cili i pafat më mban në zemër mua, pra mosbesimin, ai do të helmohet me helmin tim, sepse unë jam një pemë e veçantë, për atë që kundërshton Krijuesin e tij".