Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 39
(1-79)

Një sekret i madh në këtë botë është ndërthurur, si e dobishmja me të dëmshmen, e shijshmja me të hidhurën, drita me errësirën, e ngrohta me të ftohtën, e bukura me të shëmtuarën dhe rruga e fesë Islame me të kundërtën e saj. Po të mos jetë ligësia nuk i dihet vlera mirësisë, po të mos jetë hidhërimi nuk shijohet gëzimi, drita nuk do të vlerësohej pa errësirën dhe nxehtësia nuk do të kuptohej pa ftohtësinë. Sa më e dukshme të jetë shëmtia, aq më në pah dalin shkallët dhe cilësitë e bukurisë. Po të mos ekzistonte ferri nuk do t’i dihej rëndësia ekzistencës së parajsës dhe do të mbuloheshin shijet e saja. Me këto e kupton se vlera e gjithçkaje del në shesh nga e kundërta e saj, duke i shumëzuar frutat e së vërtetës.

Njeriu si krijesa më e komplikuar, e ka pikësynimin për nga jeta e përjetshme. Ashtu si dobitë, shijet, drita, bukuritë dhe të gjitha gjërat e vyera, derdhën në parajsë, anasjelltas, ligësitë, hidhërimet, errësira, e shëmtuara dhe kufri (mosbesimi), janë për të rrjedhur në ferr (xhehennem). Këto dy përrenj të gjithësisë rrjedhin në ata dy liqene.

O ju shokët e mi të shkollës së “Jusufi”së (emri i burgut të Hz. Jusufit a.s.)! Kjo shkollë është lehtësia dhe dobia, për shpëtimin nga burgu i tmerrshëm i ferrit. Ne duhet të bëjmë dobi që të shpëtojmë nga mëkatet dhe nga burgu i kësaj bote. Tani kur kemi shpëtuar nga mëkatet në këtë burg dhe për t’u penduar për ato faje që kemi bërë më parë, duhet ta kthejmë kokën nga e kaluara e pakujdesshme. Le të mundohemi të mos na shpëtojnë farzet e namazit, kështu hapësirën e një ore do të mund ta kthejmë në një ditë adhurim dhe të shpëtojmë nga ferri i tmerrshëm. Vetëm kështu ne meritojmë të kemi shansin e shpërblimit dhe të hyrjes në vendin e ndritshëm të parajsës. Po na iku ky shans nga duart, atëhere, siç po na kalon kjo jetë në vajtim dhe dhimbje, po ashtu do të vuajmë edhe në atë tjetrën, duke ngrënë dënimin e tmerrshëm.

15)”(Ai) ka humbur këtë (jetë) dhe jetën tjetër”.

Kjo pozitë u shkrua pikërisht në kohën e Bajramit të Kurbanit, kur një e pesta e racës njerëzore, e përbërë nga treqind milionë njerëz, ftohej nga All-llahu për të përsëritur fjalën:

”All-llahu është më i madh”; që të festojnë bajramin, ku zëri i tyre buçet sa të kumbojnë veshët. Me madhështinë e zërit të botës, tringëllojnë fjalët:

Nuk ka ze