Ashtu si në një ditë festimi, një ushtar i thjeshtë, hy së bashku me marshallin pranë mbretit, ku në kohë të tjera vetëm me anën e oficerit ka mundur ta njohë. Njëlloj edhe në kohën e haxhit çdo njeri si evlijatë, All-llahun me funksione të emrave me tituj:
18 )“(Falenderimi i qoftë vetëm All-llahut xh.sh.) Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë”; fillon ta njohë dhe kështu i hapën pozitat e madhështisë. Kështu shpirtin e tij që e përfshin habia, i përgjigjet fjala:
“All-llahu është më i madh”, përsëritja e së cilës të gjithë habive i përgjigjet dhe gjithashtu veseve të rëndësishme djallëzore, i priten krejtësisht rrënjët me fjalën:
”All-llahu është më i madh”. Dhe pyetjes sonë të Ahiretit saktësisht na përgjigjet fjala:
“Falenderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.”, duke e bërë të ditur Ringjalljen dhe duke e bërë të nevojshme Atë. Më pas vazhdon: “Po të mos ishte Jeta e Mbrapme, unë do të isha një gjë e pakuptimtë, sepse prej pafillimsisë deri në përjetësi, kush ka falenderuar, të gjitha ato falenderime i kanë shkuar në llogari të All-llahut xh.sh. të Madhëruar. Lumturia e Përjetshme bëhet shkak, që mirësitë të marrin vlerën e duhur, ekzistencën e Përjetësisë.
Të zotëruarit e vetëdijes, përsëri nuk mund të të shpëtojnë nga brengat e humbjes. Vetëm besimi në ekzistencën e jetës tjetër, mund të ta heqë këtë vuajtje. Çdo besimtar është i urdhëruar, që çdo ditë në namazet që i falë, të thotë të paktën njëqind e pesëdhjetë herë:
“Falenderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.” dhe kuptimi i kësaj shprehje është një falenderim i pafundëm, që zgjat prej pafillimsisë deri në përjetësi. Kjo është një parapagesë e jetës së lumtur të parajsës. Ky falenderim nuk përcaktohet vetëm për këtë jetë me brenga. Pra po qe se kjo bëhet shkaku i mirësive të jetës tjetër,falenderon përsëri duke e përsëritur atë. Fjala e amshuar: