Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 45
(1-79)

ÇËSHTJA Ë NËNTË



20)“Me emrin e All-llahut xh.sh., Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”.

Një pyetje shpirtërore u bë shkak për të komentuar këtë ajet të gjatë, që sqaron mirësitë e dobishme që ka dërguar All-llahu xh.sh.. Kjo përgjigje m’u shfaq në mëyrë shpirtërore në zemrën time dhe më duket se i jep rrugë problemit që po diskutojmë: Pse njeriu bëhet mosbesues kur mohon vetëm një të vërtetë të themeleve të besimit? Pse duke mos e pranuar këtë të vërtetë, ai nuk mund të quhet musliman? Besimi në një Zot xh.sh. dhe në Jetën Tjetër, atij duhet t’i mjaftojnë, si drita e diellit që mposht errësirën. Pse po të mohosh një të vërtetë të Besimit bëhesh "murtad" (i larguar nga islami) dhe bie në errësirën e mosbesimit? Pse kush nuk pranon vetëm një prej gjashtë themeleve të besimit, ai automatikisht del prej fesë islame? Ndërkaq besimi në të tjera të vërteta, njeriun duhet ta shpëtojnë nga mosbesimi.

Përgjigje: Besimi është i kompletuar nga gjashtë themele, që janë edhe të vëretat e njësimit të All-llahut xh.sh.. Ato nuk mund të ndahen dhe as të cungohen kurrë, sepse secila shtyllë e besimit mbështetet dhe pra askush nuk mund të dridhë tërë themelet me argumentet e tyre, sepse përforcon tjetrën, duke u bërë edhe më të besueshme. Çdo the mel bëhet shtyllë për tjetrin. Ai mendim i pathemeltë nuk mund të ndryshojë kuptimin e njërit edhe pse dikush duke mbyllur sytë mund ta mohojë, duke u shprehur: "I vërtetë është, por unë nuk e besoj nga inati!" dhe bie në gropën e errët të mosbesimit absolut. Që nga ky moment, humanizmi i tij zhduket, duke e kredhur vetveten shpirtërisht dhe materialisht në ferr.

Këto tregime të shkurtëra janë sqaruar në broshurën mbi "Frutat", ku në mënyrë përmbledhëse është folur për Ringjalljen, ashtu si edhe në themele të tjera të besimit, po e vërteton Ringjalljen. Tani ne me ndihmën e Zotit xh.sh., në këtë pozitë, brenda gjashtë pikash, do të përmbledhim domosdoshmërinë e Besimit:

Nuk ka ze