All-llahu i Madhëruar, për të treguar Mëshirën e Pakufishme dhe Përsosmërinë e Edukatës së Tij, e ka krijuar gjithësinë si një vend gostitjesh, reklamimesh, shëtitjesh, ku ka ekspozuar çdo lloj ushqimesh të shijshme dhe artesh të bukura e superiore. A ta pranon mendja se Ai, Mjeshtri i Mëshirshëm, të mos komunikojë me krijesat e Veta, nëpërmjet të dërguarve, për këto mirësi që ka blatuar? A nuk dëshiron Ai, që të presë falenderimet e merituara, për këto bamirësi? A nuk duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe adhurimin e duhur këto krijesa, përkundrejt të gjitha këtyre çudirave të admirueshme?! Kurrë nuk ka mundësi!
A është e mundur që Ky Mjeshtër i Madh, Artin e Vet, që e do dhe përpiqet që ta pëlqejnë edhe të tjerët,ndërsa vetëm gojës me përpikmërinë e Tij i ka dhënë të shijuarit e shumëllojshëm. Për këto cilësi me të cilat i ka pajisur, kërkon prej njerëzve aprovimin dhe përkushtimin e kësaj shqise. Me secilin art që ka zbukuruar këtë gjithësi, shpirtërisht Ai kërkon të shpallë dhe të njoftojë Bukurinë e Tij të Përsosur. A ka mundësi tani që si Komandant i krijesave dhe i njerëzve të vetëdijshëm të mos dërgohet ndonjë prej tyre për të folur për ato Arte të Bukura të gjithësisë, që njoftojnë Emrat e Bukur të Tij? është e pamundur që të ngelet pa përgjigje dhe pa aprovim kjo pyetje.
Të gjallët me vepër apo me gojë, paraqesin kërkesat e tyre. Kështu ti e shikon se të gjitha plotësohen bash në kohën e duhur këto bamirësi të panumërta. Të gjitha këto tregojnë se Folësi i Ditur, i përgjigjet me një gjuhë të ëmbël. A ta pranon mendja tani që Ai të mos e dëgjojë zërin e të gjallëve, sado të vegjël qofshin ato? Të mos vlerësojë, qoftë edhe kërkesën më të vogël të tyre, të shprehur me gjuhë e me vepër dhe të mos i përgjigjet? Me përfundimin e Gjithësisë dhe të kalifit të Saj, si dhe me dërgimin komandant të këtyre krijesave, pra komandantët shpirtërorë të njerëzve, profetët, a është e mundur të mos flasë me ta? Të mos u dërgojë nëpërmjet tyre dhe librave të shenjtë, Mesazhe Hyjnore? Kurrë nuk mund të ndodhë!
Domethënë: Besimi në një Zot xh.sh., me saktësi dhe me argumente të panumërta, tregon për ekzistencën e profetëve dhe të Librave të Shenjtë, me fjalët:
“Dhe librave të Tij, dhe të dërguarve të Tij”, duke e theksuar këtë fakt.