A ka mundësi që veprimet e njerëzve, me të cilët ka kontakt të përditshëm, të mos i regjistrojë, që të ketë mundësi për të dhënë dënimin apo shpërblimin, sipas veprave konkrete? Të mos regjistrojë sevapet dhe mëkatet në panoramën e kaderit, që është edhe caktimi i Tij, si Zot xh.sh. dhe Sundues i Gjithësisë?! Kjo nuk bëhet kurrë!
Domethënë: E vërteta e besimit në një Zot xh.sh., vërteton edhe ekzistencën e melekëve dhe të kaderit të All-llahut xh.sh..
Pika e dytë: Së pari Kur’ani dhe pastaj të gjithë Librat qiellorë dhe fletushkat, të paraqitura më parë nga Profeti ynë dhe nga profetët e tjerë, të gjitha thëniet e tyre mbështeten në “gjashtë themelet e besimit". Ata vazhdimisht janë përpjekur të japin mësime rreth këtyre "themeleve". Me të gjitha dëshmitë dhe argumentet e tyre, janë munduar të saktësojnë vërtetësinë dhe profetësinë e tyre, që janë mbështetur vazhdimisht në këto "gjashtë themele" të besimit në një Zot xh.sh. dhe në Jetën Tjetër. Këtë pikëpamje e plotësojnë edhe "themele" të tjera të besimit, që nuk është e mundur t’i ndash nga njëri-tjetri.
Domethënë: Ndarja e tyre nuk mund të arrihet, sepse njëri nuk mund të kuptohet pa plotësimin e tjetrit, duke e pasur të nevojshëm atë. "Themelet....." janë si një trup me gjashtë pjesë, ashtu si ajo Pema e xhennetit, Tuba, që i ka rrënjët në qiell por degët dhe gjethet, mbështeten në trupin e saj gjigand. Pra jeta e drurit është e qartë si drita e diellit dhe askush nuk e mohon dot, siç nuk mund të mohojë fletët, frutat, degët apo sasinë e prodhimit të saj. Kështu mohuesin do ta përgënjeshtrojnë dhe do të heshtin. Kështu është edhe problemi i "themeleve të besimit".
Në fillim të kësaj pozite shkrova gjashtë pika, të cilave doja t’u shtoja edhe nga pesë nënpika të tjera. Në këtë mënyrë, të gjashtë "themelet e besimit", u përpoqa t’i komentoj në tridhjetë e gjashtë. Kështu do të kisha më shumë mundësi t’u përgjigjesha më mirë pyetjeve të vështira të "themeleve të besimit". Mjerisht nuk ia arrita dot qëllimit për komentimin e tyre, për arsye të disa pengesave që pata.
Supozoj se pika e parë ka qenë e mjaftueshme për t’u kuptuar nga intelektualët dhe nuk ka nevojë për më tepër. Kam përshtypjen se u kuptua që: Një besimtar po mohoi vetëm njërën nga të vërtetat e besimit, bëhet dyshues dhe mosbesues.