Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 53
(1-79)

Kur’ani i Famshëm na këshillon kur thotë se në përfytyrimin e të pafeve, e kaluara është një hapësirë e mbushur me të vdekur, me çrregullime dhe rrutullime të trishtuara dhe të pafundme. Por nuk është ashtu, sepse kjo Gjithësi është si një Libër i Madh, si një qytet dhe vend ekspozimi, ku qëniet e vetëdijshme janë të ngarkuara me detyrime të mëdha, duke komunikuar dhe kërkuar ndihmë prej njëra tjetrës. Kështu xhinët dhe melektë u japin ndihmë dhe mësime njerëzve. Kuptohet se kush këndon Kur’anin e Famshëm, fiton shumë sevape, për një shkronjë, dhjetë, njëqind dhe nganjëherë një mijë, disa mijëra dhe më tepër. Sikur të gjithë xhinët dhe njerëzit të mblidhen, një tjetër si Ai nuk mund ta shkruajnë dot. Pikërisht kur duhet, Ai flet me të gjithë bijtë e Ademit dhe në të gjithë zemrat e hafizëve që e këndojnë Atë, zë vend me kënaqësi. Sado që të lexohet dhe përsëritet, Ai nuk bëhet i mërzitshëm kurrë.

Megjithëse duket i ngatërruar në fjalitë e Tija, Ai zë vend me lehtësi në mendjet fëmijërore. Të sëmurëve dhe atyre që merren me Të, u vjen si një gurgullimë melodioze e zemzemit, që u përkëdhelë veshin. Si këto, përmban edhe mjaft ndikime të tjera përsosmëria e Kur’anit dhe kështu nxënësit e Tij përfitojnë lumturinë e përjetshme. Duke e ditur se Komentuesi i Tij ka qenë fare pa shkollë, ne e kuptojmë shumë qartë se në Të nuk ka asnjë pikë të pakuptueshme dhe të ngatërruar, gjë që tregon se ka mbrojtur përsosmërinë e Tij, ashtu siç ka zbritur nga qielli. Kur’ani duke dashur të trajtojë faqet e Librit të Gjithësisë me shprehje të thjeshta, është zbritur për ta kuptuar njerëzit e thjeshtë të popullit, që përbëjnë 75% të racës njerëzore. Duke bërë këtë paraqitje të Tij, Ai vazhdon në rrugën e ndritur të Mrekullisë së Vet.Në shumë vende të botës, Kur’ani i Famshëm, Mrekullinë e Vet e tregon me faktin se Ai është një nevojë e madhe e njerëzimit. Ai është libër ftese dhe të mëson si t’i lutesh dhe ta përmendësh Njësinë e

All-llahut xh.sh.. Kur lutemi i marrim fjalët prej shprehjeve të Tij, duke zbuluar autentitetin e veçantë dhe pamangësinë e vet. Kur duam të tregojmë diçka, shprehjet dhe fjalët i marrim nga Ai dhe duke i përsëritur, ato bëhen më të ëmbla dhe më të kuptueshme për shtresat e popullit, ngaqë përmbajnë kuptime të larmishme. Asgjë nuk del nga natyra e Tij, kur edhe gjërat e thjeshta dhe të parëndësishme, nuk dalin jashtë Mëshirës dhe Kujdesit, gjatë sekreteve të Mrekullisë së Tij.

Në Kur’an janë paraqitur edhe ngjarje të vogla, që kanë ndodhur midis sahabeve, kur filluan të përpilojnë dhe projektojnë

Nuk ka ze