Edhe një shembull: Në suren "Rrahman" ajeti thotë:
23)“E cilën të mirë (begati) të Zotit tuaj e mohoni?” dhe në suren "Murselat", ajeti:
24)“Atë ditë është mjerim për ato që përgënjeshtruan”; mosbesimtarët dhe kundërshtarët e njerëzve dhe të xhinëve, i tremb me këto ajete, duke u thënë: "O ju që po nervozoni gjithësinë, botën dhe qiejt!Ju po i mërzitni dhe po i trishtoni me gënjeshtrat që po thoni për fundin e jetës, për shpërblimet që do të meritojnë. Me kundërshtimin ndaj Zotit të Madh, ju po dhunoni të gjitha qeniet, prandaj bëhuni gati për torturat e tmerrshme që po ju presin. Kuptoje pra se këto dy ajete vlejnë sa mijëra çështje, sepse japin zbërthimin e mijëra të vërtetave, si dhe një mësim të përgjithshëm. Këto ajete edhe sikur mijëra herë të përsëriten, e meritojnë se janë të nevojshme, ngaqë tregojnë Mrekullinë Hyjnore të Bukur.
Shembull tjetër është “Xhevshen-ul kebir”, që është një lutje e Pejgamberit (a.s.), si dhe një lloj përmbledhje e lutjeve të Kur’anit, që e ka burimin pikërisht tek:
"Aman, aman, o Zot xh.sh., që je i Patëmeta dhe i Përveçëm, na shpëto, na ruaj dhe na mbro nga zjarri!”, e cila është përsëritur në “Xhevshen”, njëqind herë. Përsëritja e kësaj të vërtete, pohon njësimin e All-llahut xh.sh., si Një dhe vetëm Një. Në përputhje me Edukatën e Tij, Ai parashtron edhe detyrat më të rëndësishme të njeriut, për të mbështetur dhe për të bërë "tespih" dhe falenderim ndaj Tij. Ai me këto Fjalë na këshillon që ta lartësojmë Atë nga të metat dhe të pastrohemi për ta falenderuar dhe për të qenë të pafajshëm kundrejt Tij, që kështu të lartësohemi dhe të meritojmë Mëshirën, që të na ruajë nga zjarri i xhehennemit. T’i përsëritësh me mijëra herë këto fjalë, përsëri nuk mjafton.
Përsëritja e Kur’anit e ka burimin tek këto "Themele":
Përsa i përket kohës kur ka zbritur Kur’ani, në disa faqe të Tij është përsëritur qartë apo me nënkuptim dhe në mënyrë elokuente, fakti që All-llahu xh.sh. është Një dhe vetëm Një. Për t’i bërë bindës gojtarët, ai përshkohet nga elokuenca e hollë, e nevojshme për kohën e atëhershme. (Është e vërtetë se Kur’ani ka zbritur në tokë, në kohën kur gojtaria e oratorëve ka rrjedhur në mënyrë të përsosur). Ai nuk të mërzit, por të jep guxim dhe zell.