Në veprën e Risale-i Nurit, është theksuar se përsëritja e Kur’anit është e nevojshme dhe me vend.
Kur’ani i Mrekullueshëm me gjuhën e Tij të veçantë letrare, i ka ndarë suret: në ato të qytetit të Mekës dhe në ato të Medinës. Njërën e ka lënë shkurt, tjerën e ka shpjeguar gjerësisht. Kjo për faktin se në qytetin e Mekës, radhën e parë e mbanin politeistët dhe kundërshtarët e paditur të kurejshëve. Për ata Kur’ani është paraqitur në një formë tjetër dhe të përmbledhur. Po të shohësh me vëmendje, do të konstatosh se shumica e ajeteve që kanë zbritur në Meke, temën e tyre kryesore kanë patur të theksojnë njësimin e All-llahut xh.sh. dhe të bindin popullin brenda gjashtë "themeleve të besimit" të fesë islame. Kështu Ai me një elokuencë të hollë dhe bindëse, ka theksuar ekzistencën e Zotit xh.sh. dhe të Jetës së Mbrapme, për të treguar fillimin dhe fundin e jetës. Kryevepra e Kur’anit nuk tregohet vetëm me anë të një faqeje, ajeti, apo fjale, por qoftë edhe një germë e vetme, ka mundur të vendoset në një frazë të tillë, sa s’mund ta spostosh, apo ta ndryshosh dot, duke krijuar kështu një stil që edhe shkrimtarët janë çuditur.
Suret dhe ajetet që kanë zbritur në qytetin e Medinës, janë ndeshur me çifutët dhe të krishterët që kanë besuar në Zotin xh.sh. dhe janë mbështetur në librat qiellorë.
Kur’ani ka parapëlqyer një formë të tillë, që me anë të tregimeve të thjeshta, të shpjegojë dyshimet dhe ndryshimet e feve të ndryshme, duke ua komentuar kështu, për të drejtuar një shtet dhe një popull, që nuk i mjaftojnë vetëm ligjet e vjetra. Në këtë mënyrë kanë zbritur edhe fetë.
Ajetet e zbritura në qytetin e Medinës, në mënyrë të përsosur kanë shtjelluar dhe ndriçuar ngjarjet dhe drejtësinë e fesë. Në këtë mënyrë ka dhënë lajmin se po qe se beson në themelet e fesë, për ty do të ekzistojë një jetë e lumtur. Risale-i Nur, duke theksuar se shumica e ajeteve që përfundojnë me:
25)”All-llahu ka fuqi për çdo send. All-llahu është i Gjithëdijshmi. Për çdo send s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëmëshirshmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi”, vërtetojnë njësimýn e Zotit xh.sh., duke sqaruar jetën tjetër.