29)“All-llahu (Fuqiplotë) është Ai (që e ngjërthen, e zgjaton) natën në ditë dhe ditën e ngjërthen, zgjaton në natë”; që duan të thonë:
30)“Ai është që i di të fshehtat në gjoksa”.
Siç ka krijuar qiejt madhështorë dhe tokën në hapësirën "minimum", po ashtu Ai e di se çfarë kalon nëpërmjet zemrës së njeriut. Në këtë këndvështrim, Kur’ani i Famshëm ulet në kuptimin e Tij më të thjeshtë ndaj njerëzve, sepse All-llahu i Madhëruar e di që tetëdhjetë për qind e njerëzve nuk kanë marrë kulturën e duhur. Kështu që me forma të thjeshta, Ai lidh një dialog të vogël, që më pas kthehet në një Mesazh të madh dhe të përgjithshëm.
Shtrohen disa pyetje:
Pyetje 1: Pse nganjëherë shkurtpamësit nuk mundin ta shohin të vërtetën e rëndësishme? Ata thonë se disa sqarime janë të tepërta dhe të panevojshme. Ata vazhdojnë të pyesin: Pse Jusufi (a.s.) për ta marrë pranë vetes vëllain, e tradhëtoi atë?
Ajeti:
31)“Mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm”, i sqaron ato, si një princip të madh me një gojtari të madhe.
Përgjigje: Secila sure e gjatë dhe e mesme, që janë si një Kur’an i vogël, në disa faqe dhe pozita, nuk duan të mbësheten vetëm në dy apo tre qëllime. Ndoshta në vetvete, Kur’ani është një Libër, që të mëson se si ta përmendësh Zotin xh.sh., si ta kujtosh dhe ta nderosh Atë. Kur’ani është një Libër që përmban të gjitha Ligjet e fesë dhe një udhëzues i veprimeve të dobishme. Ai përshkohet nga një Dituri e shkëlqyer dhe universale. Kjo duhet kuptuar se Kur’ani jep shumë mësime në të njëjtën kohë dhe tregon Edukatën Hyjnore, që rrethon të gjithë gjithësinë, së bashku me ato të imta. Kuptohet se Kur’ani është një lloj Libri i Gjithësisë. Meqenëse është kështu, Ai me të vërtetë, në çdo faqe, shtjellon qëllime të ndryshme, duke pasur si temë kryesore, njoftimin e All-llahut xh.sh. dhe shkallët e besimit. Me anë të një lidhje të zbehtë, si një temë dytësore, Ai shtjellon edhe një eveniment të rëndësishëm, siç është ai i gojtarisë. E lidh dhe e forcon këtë lidhje, duke e bërë të pëlqyeshme.