33)”Në të vërtetë mosbesimtarët do të jenë në zjarrin e xhehennemit. S’ka dyshimse jobesimtarët kanë dënim të dhimbshëm”.
Me këto ajete All-llahu xh.sh., tremb dhe frikëson të pafetë. Tek Risale-i Nur tregohet se mosbesimi, ashtu siç është një shfaqje e dëmshme, është edhe një dhunë ndaj të gjitha krijesave të cilave u është hyrë në hak. Këta mosbesues mizorë, i zemërojnë qiejt dhe i hidhërojnë elementet e natyrës, prandaj ata All-llahu i godet shpesh në ”fytyrë”. Shembull për këtë janë tërmetet dhe përmbytjet e vazhdueshme.
34)“Kur të hidhen në të, ato do t’ia dëgjojnë atij ushëtimën, e ai vlon. Nga zemërimi ai (xhehennemi) gati coptohet”.
Këto ajete tregojnë gjithashtu se kaq i madh është zemërimi për të pafetë, sa edhe ferri i copton dhe nuk i pranon. Këto nuk ndodhin për arsye se njeriu është i vogël dhe i parëndësishëm, por për të treguar krimin e pafundëm të të pafeve mizorë, që përdhunojnë këtë gjithësi. Për këtë arsye, Mbreti i Gjithësisë, do që t’i paralajmërojë se ata po bëjnë dhunë të madhe ndaj shtetasve të Tij dhe nga ana tjetër të shfaqë dhe të tregojë se sa i shëmtuar është mosbesimi. Ai i kritikon ata dhe këto kritika nuk janë kurrë të tepërta, sikur edhe mijëra e miliona herë të përsëriten, nuk do të mjaftonin. Nga kjo kuptohet se muslimanët këtë Libër të Shenjtë, Kur’anin, kanë mbi njëmijë vjet që e lexojnë dhe përsëri nuk mërziten. Ky Libër në çdo çast, secilit ia shndërron botën e vet; ku njëri shkon, tjetri vjen i freskët në këtë botë. Për këtë arsye njeriu ka nevojë për Fjalën e Shenjtë:
”S’ka Zot tjetër përveç All-llahut”; që ta shndrisë botën e vet, sepse ai tani është pasuruar me qeliza të reja (shkenca e ka vërtetuar se në trupin e njeriut, dy herë në vit ndërrohen qelizat) dhe për t’iu gëzuar kësaj ndodhie, jo një herë, por njëmijë herë duhet të thuash: