Kjo e vërtetë është e vërteta shpirtërore e kompletuar e Muhammedit, sepse Ai është Përfaqësuesi i Amshuar i Gjthësisë dhe i të dy jetëve.
Në shumë pjesë, Risale-i Nur ka vërtetuar se Ai ka merituar shumë vlerësime superiore dhe të jashtëzakonshme. Këto lëvdata që kemi thënë për Të, janë një në njëmijë, në krahasim nga ato që meriton. Këtë domethënie e sqaron edhe fjala e bukur:
"Ai që bëhet shkak për diçka, përfiton sevape apo gjynahe sikur ta ketë bërë vetë”.
Pra të gjitha të mirat që ka bërë populli mysliman, një pjesë ia dedikon të dashurit të Zotit xh.sh.. Ne duhet ta pranojmë medoemos se, me të vërtetat e fesë së tij, kanë shndritur të gjitha të vërtetat e gjithësisë. Jo vetëm xhinët, njerëzit dhe engjëjt, por të gjitha krijesat e gjalla, si dhe toka e qiejt, i janë mirënjohëse për këtë nder të madh që iu ka bërë. Me sytë tanë po e shohim se si me gjendjen e tyre, lutjet që bëjnë bimët dhe kafshët për nevojat e shumta që kanë, me vëmendje po dëgjohen dhe po plotësohen. Bimët dhe kafshët janë dëshmi se çdo ditë me mijëra dhe miliona njerëz të devotshëm, përshëndesin Muhammedin (a.s.) dhe i bashkohen lutjes së Tij. Muslimanët kur fitojnë Mëshirën dhe sevapet e Zotit xh.sh. e bëjnë pjesëtar edhe atë, në këto atribute. Dijetari i të fshehtave e ka ditur se një ditë, në një kohë shumë të afërt, Ai, Muhammedi (a.s.), do të bëhej si një "Dru i Tubës" së xhennetit. I gjithë populli kur këndon Kur’anin me treqindmijë shkronja, ata do të marrin peshën e sevapeve nga njëqind deri në njëmijë për një shkronjë. Kur të kesh krahasuar vetëm këto dobi të Kur’anit, atëhere do ta kuptosh shkallën e rritjes shpirtërore, që vjen prej Tij. Kjo është edhe arsyeja që Zoti xh.sh., në Fermanet e dërguara ka këshilluar që për të shpëtuar nga ferri, të mbështetemi tek synnetet e tija, që janë i vetmi mjet shpëtimi. Tani besoj e kupton se shkaqet e lartësimit të tij, janë si ajo bërthama e farës së drurit, që kur rritet, gjethet dhe degët nuk e harrojnë kurrë, sepse janë të lidhura me trungun e drurit të "Tubës". Ai kurrë nuk e ka harruar se është rob i All-llahut Madhështor xh.sh.. Tani që parashtruam këto, e kuptojmë fare mirë se cilat janë arsyet e vlerësimit të përsëritjeve të Kur’anit. Të gjitha mendjet e shëndosha, e dëshmojnë se Kur’ani është një Mrekulli shpirtërore, që nuk shëron vetëm ata që u është sëmurë zemra dhe ndërgjegjja, nga të mirat materiale të kësaj bote kalimtare. Ata mund të mos e pranojnë këtë të vërtetë dhe të hyjnë në vargun e atyre që:
”Ashtu si, kur stuhia ia mbush sytë me rërë, e mohon diellin edhe goja e sëmurë e mohon shijen e ushqimeve”.