”S’ka Zot tjetër përveç All-llahut xh.sh.”, që ajo të ndriçohet. Ti a nuk e ke për detyrë, që të mbrohesh nga errësira dhe të futesh në botëra të ndritshme e pa mëkate? A nuk ke ti një amanet të madh? Sepse tek ty pasqyrohen të gjithë Emrat e Bukur të All-llahut xh.sh.. Ti duhet të ruhesh që ky trupi yt të mos dëshmojë kundër teje, sepse ti je një mysafir hyjnor.
Vazhdimisht duke përsëritur dhe kënduar Kur’anin, ti shpëton nga paralajmërimet e tmerrshme të Tij, sepse ato janë Mesazhe të Mbretit të Pafillimtë. Me këtë përkushtim, njeriu mund ta shpëtojë veten nga veset e epsheve. Tani e kuptuam arsyen e përsëritjes, duke dalur në shesh qëllimi i saj. Po nuk i pranove këto vërejtje të frikshme dhe këshilla të bukura të Pejgamberit (a.s.), atëhere edhe ti së bashku me mendimet e tua, i ngjani vetëm shejtanit. Atyre që mohojnë këto fjalë, u mjafton vetëm ferri (xhehennemi).
Për ilustrim një shembull: Kur’ani nga dobitë e shumta, kur rrëfen për ngjarjen e Musait (a.s.) dhe të profetëve të tjerë, këtë e paraqet si një fakt të profetësisë së profetit tonë (a.s.), që nuk e mohon dot, sepse po u mundove ta bësh këtë, të duhet të mohosh të gjithë profetët e tjerë. Këto tregime thuhen edhe për faktin se nuk kanë mundësi ta këndojnë të gjithë Kur’anin. Në pamundësi, ai lexon suret e mëdha dhe të mesme, që janë një farë Kur’ani i vogël. Vetë Kur’ani, ato i vlerëson si “themele të besimit” dhe e përsërit historinë e tyre vazhdimisht. Përsëritja e tyre duhet kuptuar si një zhvillim i gojtarisë elokuente, që të bindin se ndodhja e dërgueshmërisë së Muhammedit (a.s.), është çështje themelore e gjithësisë.
Pra Kur’ani, të Dërguarit tonë Muhammedit (a.s.), i ka dhënë një prezantim dinjitoz.
Duke marrë me vete katër “themelet e besimit”:
“S’ka Zot tjetër përveç All-llahut (xh.sh.)”, është barazpeshuar me:
“Muhammedi është i dërguari i All-llahut (xh.sh.)”.
Dërgueshmëria e Muhammedit (a.s.), është e vërteta më e madhe e gjithësisë dhe ky person është nderi i të gjithë krijesave të gjithësisë.