Pyetje 2. Çfarë të mire ka që Kur’ani, duke vërtetuar njësimin e Zotit dhe Ahiretin, mijëra herë e shtron problemin e dënimit apo të shpërblimit të njeriut, nganjëherë shumë qartë, nganjëherë me nënkuptim?Kjo theksohet në çdo “pozitë”, sure dhe faqe, duke na dalë përherë para syve.
Përgjigje 2: Duhen theksuar çështjet e mëdha, të cilat mbajnë vlera të rëndësishme për jetën tjetër të njerëzimit. Cili është fundi i kësaj jete? Shpërblim apo dënim? Kjo është nevoja më e madhe, sepse ky njeri ka marrë mbi shpinë amanetin e Kalifatit të botës dhe vetë ai, është i interesuar ta dijë brenda mundësive, fatin e shndërrimit të gjithësisë. A nuk është e nevojshme ta dijë dhe të heqë nga koka dyshimet për këto çështje të mëdha, që i përkasin vetë atij dhe kanë kontakt me të, që të sqarojë të pafetë dhe t’u japë mësim se ku do të shkohet pas ndarjes nga kjo botë, që ta bindë se çfarë na pret pas vdekjes dhe ta tërheqë vëmendjen duke argumentuar mijëra dhe ndoshta miliona herë të ardhmen? Këtë Ai duhet ta bëjë! Me këto që thamë, kuptohet se ato nuk janë fjalë boshe, ato nuk të lodhin por janë si me shije të ëmbël për muslimanët, që sado t’i përsërisin nuk mërziten kurrë. Nevoja për to nuk soset asnjëherë.
32)“Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, që janë përjetë të pasosur në ta. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh”. Ky ajet jep një lajm, kur thotë se lumturia e përjetshme është një nevojë, që njeriun e shpëton nga hidhërimi i ndarjes nga jeta. Me këtë hidhërim ai përballohet në çdo çast. Ky lajm e qetëson njeriun nga mendimet e trishtuara për të afërmit që ka humbur, kur e paralajmëron se ato nuk janë në ndarje të përjetshme dhe një ditë do të bashkohet me ta, në jetën e amshuar. Besoj se tani e kuptuam rëndësinë e përsëritjes, që sado që të bëhet, është e domosdoshme dhe e vlefshme, sa e gjithë gjithësia madhështore. Kur’ani jep mësim për gjëra të rëndësishme, tregon për një All-llah xh.sh. dhe se Ai e shndërron gjithësinë, si ato dhomat e vogla të shtëpisë. Ky fakt të bind se ato janë shndërrime të mëdha dhe patjetër do të shkohet në atë varr, fundi i të cilit do të përballohet me ferrin, apo me parajsën e lumtur. Pra e kuptove se Kur’ani është një mësim i hapur apo alegorik, që nga përmbajtja e rëndësishme që ka, e kthen pikëpamjen e njerëzve dhe është i nevojshëm si ajri, buka apo ilaçi. Me përsëritjet e Tij, ai i rifreskon bamirësitë e All-llahut xh.sh, por: