Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 57
(1-79)

Për të kthyer pikëpamjen e njerëzve dhe për t’u dhënë njohuri të plota, Kur’ani jep me hollësi ligjet e drejtësisë, me një gjuhë të thjeshtë dhe gojtari (oratori) të lartë. Ai ka filluar me çështjet e drejtësisë islame dhe më pas ka vazhduar me njësimin e Zotit xh.sh.. Pra i përpiluar në këtë mënyrë, Ai ngjan me një Libër të Drejtësisë Islame, i mbështetur në një Dituri të kulluar, që i bind njerëzit. Kur’ani i Famshëm është i mbushur me urdhëra, me kujtesa dhe lutje, për të përmendur Emrin e Atij që të ka krijuar nga asgjëja.

Në secilën “pozitë” do të vësh re propozime dhe qëllime të shumëllojshme, në mënyrë të tillë, ku spikat gojtaria e ajeteve të Mekës. Në ndryshim nga ajetet e Medinës, këtu ajetet janë të rreshtuara në mënyrë të përshtatshme dhe të pajisur me një stil të ndritshëm gojtarie dhe frazeologjie.

Shembull:

26)”Zoti (i botërave)” dhe tek:


“Zoti yt, Zoti yt”, kuptohet se, me fjalën:

27)“Zoti (i botërave)”, All-llahu xh.sh. ka vërtetuar “Ehadijetin" (njësimin) në një hapësirë "minimum", ku duke shprehur njësimin e Zotit, tregon vetëm nga pikëpamja e jashtme. Kurse në "maksimum", Ai ashtu si me një Mesazh të Tij, atomin e vendos në retinën e syrit dhe po me këtë ajet, përsëri me këtë çekan të rëndë, godet diellin në kupën e qiellit, duke i vendosur edhe atij një "sy". Dhe pastaj ajeti:

28 )”(Ai është që) krijoi qiejt e tokën” dhe më pas ajeti:


Nuk ka ze