ligjet e fesë islame. Ato kanë qenë si embrioni i ligjeve, që më vonë u kthyen në kriteret bazë të principeve të fesë.
Përsëritja e Kur’anit ka ardhur nga nevoja të ndryshme. Gjatë njëzetetre vjetëve që ka zbritur, janë bërë pyetje të ndryshme nga të gjitha shtresat e popullit, që me argumente të forta, kanë kërkuar përgjigjen e të fshehtave të metafizikës dhe të kuptojnë se si një Zot xh.sh. mund të ketë Fuqinë, për të krijuar gjithësinë dhe më në fund të plasë kijametin, të zhdukë prej vendit rruzullin tonë dhe ta vendosë në Ahiret, pra në jetën tjetër. Se si mund të ketë në duar atomet dhe yjet dhe të tregojë fundin e veprimtrisë së njerëzve, ligësitë dhe krimet që hidhërojnë gjithësinë, tokën, qiejt dhe çdo element. Me këto rrëfime Kur’ani do t’iu tregojë maskarenjëve se kanë shqetësuar All-llahun xh.sh., duke fituar kështu armiqësinë e Krijuesit të Gjithësisë. Pra si do të mbroheni? Kuptojeni vetë se çdo të ndodhë pas shkatërrimit të madh. Këto dhe mijëra përfundime të tjera ka qenë e nevojshme t’i sqarojë Kur’ani, me argumente të shumta. Përsëritjet e vazhdueshme, nuk mund të quhen as faj, as gabim, por ndoshta ato janë edhe mrekullia e Tij, veçantia e elekuencës, që përdoret sipas rastit dhe gjendjes së duhur.
Përshembull: Siç është treguar në "Shkëlqimin e katërmbëdhjetë", vetëm një ajet:
(Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”, ka zbritur 114 herë. Kjo është një e vërtetë që tregon për Forcën e Dritës së Tij, që ka lidhur qiellin me rruzullin tonë, duke shndritur gjithësinë. Veç kësaj, vjen edhe e vërteta se çdo gjë në këtë botë, ka nevoja të mëdha dhe duhet të mbështetet tek forca e Tij, në çdo çast. Kjo fjalë e amshuar edhe sikur me mijëra herë të thuhet, nuk bëhet e mërzitshme, sepse përmban në vetvete, të gjitha nevojat e krijesave të cilat lindin çdo ditë siç është p.sh. buka.
Një shembull tjetër, në suren:
22)“Ta Sinë Mimë. S’ka dyshim se Zoti yt është ai i Gjithëfuqishmi (t’i ndëshkojë) por edhe i Mëshirshmi”; tetë herë është përsëritur në emër të logjikës së të gjithëve dhe për llogari të përfundimit të Gjithësisë. Duke sqaruar ajo tregon për shpëtimin e profetëve dhe torturat e popujve. Përsëritja e këtij ajeti thekson forcën e mijëra të vërtetave, duke lartësuar sedrën e Edukatorit, që dënon popujt mizorë dhe me mëshirën e Tij hyjnore, mbron profetët. A e kupton se përsëritja e këtij ajeti, me mijëra herë është me vend, duke shprehur elokuencën dhe mrekullinë e Tij? Pra kjo është nevoja e përsëritjes së Tij.