3)Kjo është "lulja" e këtij Ramazani dhe do të ketë "frutat" e "çështjes së dhjetë", të shkruar në burgun e qytetit Denizli. Këtu do të tregoj për dobitë e përsëritjeve të Kur’anit, që imagjinata dhe mendimet e kundërshtarëve që kritikojnë, nuk i kuptojnë.
Të dashur vëllezër të vërtetë!
Kur’ani i Famshëm ka zbritur si një Mesazh, prej Pozitës së Lartë të Edukatës së Gjerë të Folësit të Përjetshëm dhe kjo pozitë i është atribuar një Personi të Nderuar, që ka qënë Përfaqësuesi i racës njerëzore dhe i të gjithë gjithësisë. Ai ka zbritur në Rangun e Atij, që përmbledh të gjithë bijtë e Ademit, duke i udhëhequr në të gjithë shekujt, si prijësi i tyre. Gjatë të gjithë shekujve u ka bërë vërejtje krijesave, që të jenë të kujdesshme dhe ta kthejnë vëmendjen nga jeta tjetër. Në qiell dhe në tokë, fjala e Tij ka buçitur, bile, gjykimi i Tij shkon deri në përjetësi. Kuptoje! Ai është i ndikuar nga Forca Hyjnore dhe thirrja e Tij ka një ndikim të gjerë. Në mënyrë të mrekullueshme tregon që me stilin e Tij të veçantë dhe të thjeshtë është i kuptueshëm si për kokën e njerëzve të pashkollë të shumicës së njerëzimit, ashtu edhe për shtresën e lartë të shoqërisë. Siç e theksuam edhe në këtë tregim, Kur’ani nuk është një libër historie dhe po të krahasohet me të, ka një konceptim shumë më të gjerë. Me Ligjet e Tij të veçanta, i jep dritë dhe pjesë secilit shekull. Veçanërisht Kur’ani me ajetin:
21)“Mirësinë time nuk mund ta gëzojnë mizorët; ata i tremb, duke u thënë se kriminelëve dhe njerëzve të paturpshëm të këtij shekulli, u kundërvihet me fatkeqësi qiellore, apo tokësore, siç mund të jetë tërmeti, ashtu siç ka ndodhur me popujt "Ad" dhe "Themud", gjatë shekujve të mëparshëm, që kanë marrë dënime mbi kokat e tyre. Në ajete të tjera u jep ngushëllim muslimanëve të sotëm, sikurse i ka dhënë edhe profetëve Musa dhe Ibrahim (a.s.).
Pra në përfytyrimin e mosbesimtarëve, e tërë e kaluara është një varr i stërmadh i asgjësë, ku kanë humbur të gjithë gjallesat e shekujve. Besimtarëve Kur’ani me Mrekullitë e Tij, u jep një lajm, kur thotë: "E kaluara është një hapësirë, që nuk ka vdekur dhe prej saj duhet të marrim mësim. Ashtu si përpara ekranit të kinemasë, ajo na shfaqet përpara syve duke na njohur dhe na dërguar atje. Kur e shohim para vetes ne marrim mësime të vlefshme dhe të rëndësishme".