Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 49
(1-79)

A ka mundësi të mos të dërgonte një Libër, që ka mbi trembëdhjetë shekuj që shpërndan Dritën e Tij kudo dhe të mos e shkruante në zemrën e njëqind milionë hafizëve amshueshmërinë e Tij? Të mos rriste kualifikimin e njerëzve dhe me ligjet e Tij të kursyera të mos gjykonte dhe pastronte shpirtërat, zemrat dhe mendjet e njerëzve?

Risale-i Nur ka trajtuar të dyzet anët e Kur’anit dhe të dyzet Mrekullitë e Tija, tek dyzet breza njerëzish, për të gjitha kategoritë dhe llojet e tyre, veç e veç. Kjo më mirë është vënë në pah në "Letrën e nëntë- mbëdhjetë", ku në të njëmijë Mrekullitë e Muhammedit (a.s.), vërtetojnë se me të vërtetë, Kur’ani është Fjala e Zotit xh.sh..

Kuptohet se nuk është e mundur që Folësi i Përjetshëm dhe Mjeshtri i Paskajshëm të mos flasë dhe të mos dërgojë mesazhe tek Krijesat e Tija. Kjo nuk do të kishte kuptim dhe kurrë nuk është e mundur.

Domethënë: Besimi në një Zot xh.sh., me të gjithë argumentet e veta, vërteton se Kur’ani është Fjala e Zotit xh.sh..

A ka mundësi që një Mbret Madhështor, që faqen e tokës e mbush dhe e zbraz me krijesa të reja çdo ditë, duke e hijeshuar e zbukuruar dhe duke u krijuar kushte të veçanta, të mos e njoftojë Veten dhe të mos kërkojë nga ato, që t’i bëjnë "tespih" dhe adhurim? Ky Mbret që ka krijuar qiejt a është e mundur yjet t’i lëjë bosh e të mos krijojë vila qiellore për banorët, sipas kushteve të atjeshme? A ka mundësi që t’i lërë këto vende pa nënpunës, pa shërbëtorë, pa përfaqësues, pa konsuj, pa ministra, pa soditës, pa adhurues dhe pa banorë? Nuk ka asnjë mundësi!

A është e mundur që të mos regjistrojë gjithçka që ndodh në Mbretërinë e Tij, një Dijetar i Mrekullueshëm që këtë Gjithësi e ka shkruar me një mjet të përsosur dhe që biografinë e të gjithë drurëve dhe po ashtu detyrimin e jetës së një bari apo luleje e ka regjistruar në farën e tyre dhe ka fiksuar së bashku me të, të gjithë drurët jetësorë dhe biografinë e krijesave njerëzore të vetëdijshme, duke fiksuar në një vend (me madhësi sa kokrra e grurit)? Të mos fotografojë të gjitha ngjarjet që ndodhin në Atdheun e Tij, që më vonë t’i ketë si prova të pakundërshtueshme të Drejtësisë së ekuilibruar?! Të mos sundojë tek Ky Sundimtar i Ditur, Mëshira, Dituria Universale dhe Edukata e Përkryer, me të cilat ka krijuar xhennetin dhe xhehenemin, Urën e Siratit dhe Balancën e Madhe të Drejtësisë?!

Nuk ka ze