Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 46
(1-79)

Pika e parë. Besimi në një Zot xh.sh., siç është vërtetuar edhe në themele të tjera, vërteton edhe besimin në jetën tjetër. Kjo temë është sqaruar më së miri në “Çështjen e shtatë”.

Pra këtë gjithësi, pa anë e pa fund, si një vilë, qytet, apo atdhe, e ka krijuar një Zot xh.sh. Madhështor. Edhe atomet, planetet, mizat dhe yjet, i ka krijuar si një ushtri të përsosur, që i sjell dhe i rrotullon krejtësisht. Të gjitha këto, sipas urdhërit të Eprorit, bëjnë manovra për t’u ushtruar. E shihni se si një mizë e vogël, apo një planet, në galaktikën e largët, lëvizin dhe rrotullohen si në një parakalim ushtarak, duke adhuruar Komandantin e tyre me vepra konkrete. Duke parë të gjitha këto, a ka mundësi që një Mbret i Pafillimtë, të mos ketë një Mbretëri të Paskajshme dhe një kamp të lumturisë së vazhdueshme? Kurrë, asnjëherë!

Domethënë: Shiko dhe mëso se, siç është treguar edhe në “Çështjen e shtatë”, Mbretëria e Zotit xh.sh. dhe Funksionet e Emrave të Bukur, e bëjnë të nevojshme Jetën Tjetër, sepse shtylla e besimit e ka mbështetjen të fortë. Nuk mund të besosh tek Zoti xh.sh., po nuk pate besim tek jeta tjetër dhe po kështu, me anë të këtyre tre shembujve do të bindesh se gjithësia e bukur nuk do të kishte kuptim pa një të dërguar fisnik. Pa një Konsull Hyjnor nuk bëhej asgjë.

Shembulli 1: Shkurtimisht, në "Fjalën e dhjetë" është thënë se: “A nuk ta pranon mendja që All-llahu xh.sh. ka krijuar gjithësinë, si një libër fizike dhe për këtë meriton adhurim të veçantë?” Çdo faqe e këtij libri dhe çdo rresht, mban në vetvete kuptime të thella.

Shembulli 2. Kjo gjithësi është si një Kur’an Madhështor, ku secili ajet, secila fjalë, secila shkronjë dhe pikë, është një Mrekulli e Krijuesit të të Patëmeta.

Shembulli 3. Kjo Gjithësi është si një Xhami e Madhe Hyjnore, ku çdo faqe e saj është shkruar dhe zbukuruar me ajete të panumërta. Në çdo qoshe të kësaj "xhamie", krijesat bëjnë lloj lloj adhurimesh dhe karvani i tyre do të pranojë se me siguri ka një Zot xh.sh., që duhet adhuruar patjetër.

Tani a e kupton se patjetër All-llahu xh.sh., do ta dërgojë Mësuesin dhe Komentatorin e Kur’anit të Famshëm, dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, pra Hz. Muhammedin (a.s.)?

Nuk ka ze