“E lartësojmë All-llahun xh.sh., nga të metat”; që ka kuptimin: All-llahu i Madhëruar është larg të metave, Ai nuk ka shok, gabime, mangësi, mizori, dobësi, mosmirënjohje, kërkesa, nevoja, tradhëti dhe është shumë larg prej të gjitha gjërave të këqija. Ato bien në kundërshtim me Përsosmërinë, Bukurinë dhe Madhështinë e mbretërisë së Tij. Kjo fjalë jep kushtimin se
All-llahu xh.sh. ka përgatitur një xhennet të përhershëm për jetën tjetër. Përsëri siç është vërtetuar më parë, po të mos ishte lumturia e përjetshme, edhe Mbretëria, Përsosmëria, Madhështia, Bukuria dhe Mëshira e Tij, do të njollosej me gabimet dhe mangësitë. Si ato tre Fjalë të Bukura që përmendëm edhe këto, si:
”S’ka Zot tjetër përveç All-llahut xh.sh.”;
“Me emrin e All-llahut xh.sh.”; dhe shumë të tjera, janë thelbi dhe baza e besimit. Ashtu siç është zbuluar përbërja kimike e sheqerit dhe e mishit, në këtë kohë edhe përmbledhja e themeleve të besimit dhe Kur’anit, në ato tre Fjalë të Bukura, ndriçojnë si diamant në krye të disa kapitujve dhe janë burimi i Risale-i Nurit. Këto fjalë më janë ngulur në zemrën time dhe tregojnë domethënien e tyre të amshuar. Nga tridhjetë e tre herë që përsëriten këto fjalë, Subhanallah, Elhamdulil-lah dhe All-llahu ekber, në të pesë namazet, të fusin në një rreth, ku marrin pjesë njëqind milionë njerëz. Këto fjalë e kanë marrur kushtimin tek Shenjtëria dhe Adhurimi i Hz. Muhammedit (a.s.), që i ka përsëritur që më parë këto fjalë pas çdo namazi.
“E lartësojmë All-llahun xh.sh., nga të metat”.
“Falenderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.”.