“All-llahu është më i madh”. Fuqia dhe Dija e Zotit xh.sh. është përmbi të gjitha. Asgjë nuk mund të dalë jashtë dijeve dhe koncepteve të Këtij Fuqiploti. Ai është më i Madhi dhe për çdo gjë mbështetemi tek Ai. Domethënë, Ai Ringjalljen na e sjell për të na shpëtuar nga hiçi dhe na jep lumturinë e përjetshme, gjëra këto që për Fuqinë e Tij janë fare të vogla.
Ai është më i Madhi dhe Madhështinë e Tij të paimagjinueshme nuk e koncepton dot mendja jonë. Qartësia e këtij ajeti:
17)“Krijimi dhe ringjallja e juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu)”; tregon se ringjallja për Fuqinë e All-llahut xh.sh. është aq e lehtë, sa sikur të ringjallte një njeri të vetëm. Kuptimi i këtij është se është bërë si fjalë e urtë, se në raste fatkeqësish, thonim si një qëllim të vetëm fjalët: "All-llahu është i Madh! All-llahu është i Madh!" Këto fjalë të bëjnë për vete dhe janë një pikëmbështetje, prej të cilave merr fuqi dhe ngushëllohesh.
Në "Fjalën e nëntë" tregohet se fjala "All-llahu ekber", është thelbi dhe domethënia e namazit dhe ato:
“All-llahu është më i madh. Falenderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh.. All-llahun e lartësojmë nga të metat”; përsëriten tridhjetë e tre herë, për të sqaruar kuptimin e këtij namazi. Këto janë fjalë ngushëlluese edhe në rastet kur shohim gjëra të çuditshme, jashtëzakonisht të mëdha dhe të bukura.
Vëtëm në këtë rast e kupton Madhështinë e All-llahut xh.sh., pra kur të kesh parë këto pamje të mrekullueshme dhe kur të gjesh përgjigjen e habisë tënde për atë që ke soditur, ashtu siç është sqaruar në "Fjalën e gjashtëmbëdhjetë":