Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 38
(1-79)

Meqënëse kufri (mosbesimi) është një dhunë që prek hakun e gjithkujt dhe me të vërtetë është një krim që nuk tregohet, ai meriton një dënim shembull. P.sh. një vrasje që ndodh brenda një minute, meriton dënimin pesëmbëdhjetë vjeçarë burgim. Drejtësia e sotme, për një minutë (afër tetë milionë minuta) i dënon, duke e quajtur këtë veprim të arsyeshëm. Kurse mosbesimi është një krim i rëndë, sa njëmijë vrasje së bashku. Pra kush e kalon një minutë me kufr (mosbesim), padyshim që me ligjet që përmendëm më sipër, e ka merituar dënimin prej dy trilonë dhe tetëqind e tetëdhjetë miliardë minutash. Kjo është tamam në përputhje me ajetin, ku thotë:

13)”Në të cilën do të jeni përjetë të pasosur”.

Shprehjet dhe komentet e Kur’anit të mrekullueshëm rreth parajsës dhe ferrit që ka marrur pjesë dhe prej të cilit ka buruar Risale-i Nur, nuk kanë lënë nevojë për diskutime.

i026

14)“Dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë) :”Zoti ynë këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!

”Zoti ynë largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai vërtetë është vendqëndrim dhe vendbanim i keq”.

Ky dhe shumë ajete të tjera të Zotit xh.sh., në çdo çast paralajmërojnë për vështirësitë dhe vuajtjet e ferrit. Në krye Profeti Fisnik dhe më pas të gjithë profetët e tjerë, i luten Zotit xh.sh. me këto fjalë:

”Na ruaj prej zjarrit (të xhehennemit).” Ata mbështeten tek Ai që t’i ruajë nga zjarri i xhehennemit, sepse ata me ndërgjegjen dhe pikëpamjet e tyre, janë të bindur se kush e meriton i jepet një dënim i tmerrshëm. Këto fjalë të famshme kanë këtë kuptim: "O

All-llah, ruana nga zjarri i ferrit!" Nga këto që thamë kuptohet se ky është problemi më i madh i njerëzimit, pra shpëtimi nga dënimi i rreptë i xhehennemit, ku ndaj kësaj të vërtete të gjithësisë, mund t’i sjellim shume argumente. Aq e frikshme është pamja e ferrit, saqë disa evlija kanë bërtitur kur e kanë parë atë. Kurse disa të tjerë, vetëm se kanë parë gjurmët dhe kanë dëgjuar zhurmën e tij kanë bërtitur,duke thënë: "O All-llah, ruajna prej tij”.

Nuk ka ze