Argumentet e Besimit | Argumentet e Besimit | 48
(1-79)

A ka mundësi që përkundrejt të gjitha arteve, ku njofton Veten e Tij, të mos e sjellë për nga Vetja dashurinë e krijesave dhe të mos kërkojë nga ato, që me punë dhe me vepra, ta falenderojnë Zotin e tyre?! Të mos u dërgojë të Dërguarin Fisnik, që Ai pastaj të njoftojë të vërtetën e Kur’anit?! Ai e ka njoftur edhe Mjeshtrin Madhështor dhe ka shprehur dëshirën që populli të kthejë fytyrën nga Krijuesi dhe të shprehë falenderimet për Të, me këto fjalë:

“All-llahu është më i madh. Falenderimi i takon vetëm All-llahut. All-llahun e lartësojmë nga të metat”.

Me këto zëri i kësaj bote arrin në kupë të qiellit, bile me këtë zë lëkunden malet dhe detërat. Gjatë njëmijë e treqind vjetëve, më të shumtën e një të pestës së njerëzimit, atë më me kualifikim, profeti u ka udhëhequr njerëzve, për të dalur përpara Edukatorit Madhështor, që të plotësojë detyrën e duhur, për të cilën është urdhëruar, adhurimin. Profeti ishte Ai që sqaroi suret dhe qëllimin e Kur’anit në këtë gjithësi, duke dhënë mësime gjatë të gjitha periudhave të shekujve të kaluar. Ai duke dhënë mesazhe, ka sqaruar vlerën, nderin dhe detyrimet e racës njerëzore duke thirrur me zë të lartë.Me një mijë Mrekullitë e Tija, All-llahu xh.sh. vërteton se Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij. Përsëri nuk mund të kishte mundësi, që Muhammedi (a.s.), të mos ishte Konsulli i zgjedhur dhe i përsosur i All-llahut xh.sh.. Domethënë: Me të gjitha argumentet e mundshme fjala:

“Dëshmojmë All-llahun se përveç Tij nuk ka zot tjetër”, e cila vërteton edhe fjalën:

“Dëshmojmë se Muhammedi (a.s.) është i dërguari i Tij”.

Si ka mundësi që Ky Krijues t’i pajisë krijesat e Tija me mijëra gjuhë të ndryshme dhe t’i kuptojë kërkesat e tyre dhe pastaj të mos i plotësojë ato? Kjo nuk bëhet!

A ta pranon mendja që në këtë gjithësi, problemin e krijesave të mos e sqarojë; se nga vijnë dhe ku do të shkojnë, për çfarë arsyesh erdhën karvan pas karvani në këtë vend dhe që për disa kohë do të mbarten në një botë tjetër? A ka mundësi që këtyre pyetjeve të vështira, me një Libër si Kur’ani të mos u përgjigjet dhe të mos sqarojë këto të vërteta të përgjithshme? Nuk ka mundësi!

Nuk ka ze