Kjo ndodh se përveç së tjerash, çështjet e fesë Islame kanë treguar se “themelet e besimit", janë lidhur me njëri-tjetrin me zinxhirë të fortë. P.sh. kush nuk e njeh Muhammedin (a.s.), që është i dërguari i All-llahut xh.sh., ky njeri nuk njeh as All-llahun xh.sh. (me të gjitha funksionet e Tij), as jetën tjetër, duke e mohuar atë. Duhet ta dimë se besimi tek një musliman është mbështetur në argumente kaq të panumërta dhe të palëkundura, saqë ta mohosh këtë është një mëkat i pafalshëm. Një mendje e kthjelltë medoemos duhet ta pranojë këtë të vërtetë.
Pika e tretë. Në një moment thashë: “ELHAMDULIL-LAH” dhe kërkova të përballohem me domethënien e saj. Më ra ndër mend kjo fjali:
“Falenderojmë All-llahun për besimin që na ka sjellur, në Njësinë e Tij dhe për domosdoshmërinë e ekzistencës së Tij dhe për funksionet e emrave të Tij, në sasinë që kanë pasqyruar Emrat e Bukur, prej pafillimsisë deri në përjetësi”. Kështu e pashë se këto fjalë i pëlqejnë dëshirës time.
(Një përgjigje e fortë, për ata që kundërshtojnë përsëritjen e leximit të Kur’anit).
Të dashur vëllezër të vërtetë!
Kjo çështje është pak e ngatërruar dhe nuk është shumë e qartë, siç kam pasur dëshirë. Ta dini se në atë shprehje të ngatërruar, në të vërtetë ndërthuret një mrekulli e madhe, që mjerisht nuk isha i zoti ta komentoja. Megjithëse në këtë parashtresë ka shprehje të paqarta, ato të bëjnë të analizosh kuptimin e Kur’anit dhe kjo çështje të garanton një adhurim me anë të mendimit. Kuptimi i tij është veshur si me një petk madhështor me diamant të shkëlqyer dhe të ndritshëm. Mos vështro për të marrë petkun, por mundohu të mos bie nga duart diamanti. Nëse iu duket e udhës, le të bëhet "Çështja e dhjetë", e nëse jo, pranojeni si përgjigje të letrave tuaja të urimit. Këto i kam shkruar në një gjendje sëmundje dhe dy ditë pa ngrënë. Për fat të mirë qëlloi edhe muaji Ramazan, kështu që këto dhe disa të vërteta i kam shkruar në mënyrë të shkurtër. Ju lutem mos ma merrni për neglizhencë! (3)