Ky fakt ma mbushi mendjen dhe më bindi se e gjithë gjithësia është e mbushur plot me ndarje të hidhura dhe në çast m’u mbushën sytë me lot. Në çastin e vështirë që po kaloja, mbërriti në ndihmë "Nur”-i i Muhammedit (a.s.), që hidhërimin tim e shndërroi në ngazëllim, ashtu siç u jep ngushëllim të gjithë besimtarëve të mirë. Po dhe mua kështu më ngushëlloi, që nga njëmijë ngushëllimet e tjera, vetëm për këtë iu bëra mirënjohës përgjithmonë Hz. Muhammedit (a.s.). Prandaj kur i vështroja i shkujdesur ata plepa të hijshëm, më dukeshim si gjëra të pavlera, që stina e vjeshtës i dërgon drejt hiçit dhe më lindte dëshira e mosvdekjes. Këtë dëshirë e ka secili, prandaj kjo dhe kënaqësia për të soditur gjërat e bukura, si dhe mëshira që kisha në zemër për njerëzit, m’i prekën ndjenjat e mia dhe më rënduan shpirtërisht, duke ma bërë këtë botë si një ferr, kurse mendja m’u kthye në një mjet torturash. Pikërisht në këtë moment, m’u shfaq drita e "Nur”-it të Hz. Muhammedit (a.s.), si dhurata më e bukur për të gjithë njerëzimin dhe e zhvendosi atë perde errësire, që më kishte verbuar sytë. Kështu vendin e asgjësë, të vdekjes së përhershme, aksidentale dhe të rëndomtë, e zuri arsyetimi i shëndoshë, sepse Risale-i Nur, përmban aq dobi të kulluara, sa i gjithë numri i faqeve të tij.
Ai ka theksuar se dobitë e të gjitha gjërave ndahen në tre pjesë dhe siç kanë detyra, kanë edhe përfundim.
E para, si kundërvënie kanë mjeshtërinë e tyre.
Shembull 1: Kur një mjeshtër shpik një makinë të përsosur, secili i thotë atij: "Mashall-llah, barekall-llah, të lumshin duart”. Kjo makinë me përfundimin dhe gjendjen e saj, sikur dëshiron të falenderojë shpikësin e vet. Çdo krijim në këtë botë është në vetvete si një lloj makine, bile qëniet e gjalla janë makinat më superiore. Me anë të ekzistencës së tyre, me duart e veta të dukshme ose jo, ato duartrokasin Mjeshtrin e tyre.
E dyta, qëllimi i formulimit të kësaj pjese është si kundërvënie e pikëpamjeve të vetëdijes. Kjo natyrë, për krijesat e vetëdijshme, është si një libër voluminoz, ku paraqiten shumë shkenca të larmishme, që lënë përshtypje tek gjallesat e vetëdijshme, tek të cilat mbizotëron logjika. Për ta ekziston edhe një fletore e botërave të fshehta, që i largon nga kjo botë.