I dashur mësuesi ynë!
Ne deri në përjetësi, falenderojmë
All-llahun xh.sh. për Kur’anin dhe për të dërguarin e Tij që në ka dërguar dhe për Risale-i Nurin dhe për komentuesin e këtij Kur’ani, pra për ty dhe për lidhjen që kemi ndaj jush. Për këto lidhje nuk kemi ndërmend të pendohemi kurrë, por vetëm kërkojmë hirin e Zotit xh.sh. dhe çdo ditë që kalon, na shtohet dëshira për të shkuar pas jush.
Risale-i Nur, në zemrat tona ka mbjellur cilësitë më të bukura të fesë islame dhe ne duke e lënë në gjykimin e Zotit xh.sh., për të gjithë ata që na kanë bërë keq, po i falim pa bërë dallime. Ndjenjat tona janë të tilla, saqë ne mendojmë t’u bëjmë mirë edhe katilëve, që na kanë torturuar. Falenderojmë shumë All-llahun xh.sh. e Mëshirshëm, që na dha mundësinë të njihemi me Risale-i Nurin, për ta kujtuar gjithmonë.
Nxënësi juaj plot gabime Hysrev
Fruti i çështjes së njëmbëdhjetë tregon tre nga qindra dobi të pemës së besimit, ku gjerësisht i ka trajtuar dhe i ka theksuar Risale-i Nur. Kështu ne po ia lëmë atij nderin e analizave të gjata, duke u munduar që këtu të japim minimumin e fakteve, për dobitë e besimit.
E para: Një ditë, duke kënduar duanë (lutjen), që thotë: "O Zot, për nder të melekëve të mëdhenj, Xhebrail, Mikail, Israfil dhe Azrail, më ruaj prej sherrit të xhindëve dhe të njerëzve!”; kur përmenda emrin e Azrailit, secili u drodh nga tmerri, por unë nuk u shqetësova, përkundrazi më erdhi mirë dhe thashë: "Elhamdulil-lah" dhe fillova ta dua seriozisht atë. Tani po shijoj njërin prej fruteve të besimit, sepse “Besimi tek melektë”, është njëri prej ”themeleve të imanit”.
E dyta: Një ditë më erdhi në mend që kapitali kryesor i njeriut është shpirti. Njeriut kur t’i dalë shpirti, ai do të dridhet, por kur mendova se do t’i dorëzohet një dore besnike, siç është meleku Azrail, i pamëkatshëm, atëhere thashë se shpirti im nuk do të më shkojë kot, nuk do të më humbasë në asgjëshmëri. Duke menduar në këtë mënyrë, ndjeva një gëzim të madh. Mu kujtuan edhe melektë e tjerë, që regjistrojnë veprimtarinë e njerëzve dhe besimi për ta m’u shtua edhe më shumë, sepse mendova që besimi tek melektë, përmban akoma dobi të tjera. Ky mendim më shijoi si një frut i ëmbël.