Melektë fillojnë të qeshin së bashku me "keshfel kuburin", evlijanë i cili ka mundur tëvëzhgojë në varr duke dëgjuar përgjigjet e të vdekurit. Ky nxënës jo vetëm që shpëtoi nga torturat e ferrit, por edhe Mëshira e All-llahut xh.sh. iu ofrua me buzagaz. Kjo gjendje ka vërtetuar hadithin e Pejgemberit që ka thënë se: “Si të jetoni në këtë botë, ashtu edhe do të vdisni”. Po kështu edhe një shehid, që ishte edhe nxënës i Risale-i Nurit, kur vdiq duke lexuar dhe analizuar këto vepra, melekëve pyetës iu përgjigj me të vërtetat e frutave të burgut, duke e quajtur veten sikur të ishte përpara gjykatësve në gjyq. Ai i mbrojti të drejtat e fesë së vet, me të vërtetat e Risale-i Nurit.
Po japim një shembull të vogël për lumturinë e kësaj bote, që bëhet edhe shkaku i besimit tek ekzistenca e melekëve. Pranë një fëmije të vogël, që ka marrë mësime mbi besimin, ka filluar të qajë një fëmijë tjetër, ngaqë i ka vdekur i vëllai. Fëmija i mësuar e qetëson atë që qan: “Mos qaj, por falendero, se vëllai yt ka shkuar në parajsë, ku po shëtit i gëzuar së bashku me engjëjt. Ai kënaqet më mirë se ne që jemi këtu. Atje do të fluturojë si një melek dhe do të sodisë bukuritë përrallore”. Me këto fjalë ngushëlluese, ai e qetësoi shokun e vet.
Kështu edhe unë, në këtë dimër të ashpër dhe në këtë gjendje të vështirë, mora dy lajme shumë të hidhur vdekjeje.
Njëri ishte djali i vëllait tim, Fuadi, që kishte mbaruar shkollën e lartë në mënyrë të shkëlqyer dhe i shërbente Risale-i Nurit, tjetra ishte motra ime dijetare, që kryente detyrën e haxhillekut, në tavaf (duke u sjellur rreth Qabes).
Të dyja këto vdekje të të dashurve të mi, më hidhëruan dhe më ngashëryen, njëlloj si në vdekjen e Abdurrahmanit, që e kam përmendur në "Broshurën e pleqve". Në gjendjen e thellë të trishtimit, faleminderit Zotit xh.sh., më erdhi në ndihmë besimi, që më shmangu nga hidhërimet për motrën time plot me sevape dhe Fuadin e pamëkatë, që vdiqën plot sevape. Me zemër dhe me shpirt gjykova se ata nuk rrinë më me njerëz të mëkatshëm, por me melektë dhe huritë e xhennetit. Ata shpëtuan nga vështirësitë dhe hidhërimet e kësaj jete, duke shkuar tek kënaqësitë e përjetshme. Duke menduar kështu, u lehtësova shpirtërisht dhe i urova që të dy. Ngushëllova tim vëlla, babain e Fuadit dhe veten, duke falenderuar Zotin xh.sh. Mëshirëplotë.
Shkrova për këto dy të afërm, në mënyrë që të përmenden së bashku me lutjet e mëshirës.