Pra të gjitha konkluzionet që ka nxjerrë Risale-i Nur, kanë një pikësynim që të tregojnë se çfarë garancie dhe frutash të këndshme, i jep njeriut besimi, për këtë dhe atë jetë. Shijimet që e kënaqin njeriun në këtë jetë, bëhen si ato farat që paralajmërojnë për një pranverë të praruar, që do të vijë në jetën e lumtur. Atje do të shijosh edhe më shumë të mira dhe All-llahu xh.sh. do ta kënaqë zotëruesin e këtij besimi. Nga numri i pallogaritshëm i këtyre farërave të besimit, vetëm pesë janë përmendur në fundin e “Fjalës së tridhjetë e një", në kapitullin e Miraxhit. Për "frutat" e tjera është shkruar si shembull në një kapitull të "Fjalës së njëzetekatërt". "Gjashtë themelet" e besimit, mbanin fruta të pafundme. Por nga kjo pafundësi vetëm një frut, është më i shijshmi; fruti i xhennetit. I dyti, fruti i lumturisë së përjetshme dhe i treti, më i ëmbli nga të gjithë, takimi me të Madhin Zot xh.sh.. Unë këtë e kam theksuar edhe më parë edhe në fundin e “Fjalës së tridhjetë e dytë”, ku është folur më gjerësisht edhe për "fruta" të tjera.
Mos ta harrojmë se besimi tek kaderi (caktimi i Zotit xh.sh.) është një frut i zgjedhur, saqë populli nuk e heq nga goja këtë fjalë. Një fjalë e urtë thotë:
“Kush i beson caktimit të Zotit, ai shpëton nga tortura”.
“Kështu është shkruar nga Zoti,është kaderi Tij”; që ka kuptimin se për të lehtësuar fatkeqësinë, beso se këto që të ndodhin, nuk janë të rastësishme, por Zoti xh.sh. i Ditur i ka krijuar, për të qenë të dobishme ndaj nesh.
Me mijëra prova nga jeta ime, mund t’u jap duke ngulur këmbë se besimi në "caktimin e Zotit xh.sh.", më çlironte nga vargonjtë e kësaj jete, sa herë që fatkeqësitë e mia, i shihja nga ky këndvështrim. Unë çuditesha dhe mendoja se si jetojnë këta njerëz, që nuk besojnë në “caktimin e Zotit xh.sh.”?
Nga shumë dobi të besimit në melekë, në pozitën e dytë të “Fjalës së njëzetedytë”, është paraqitur një ngjarje në këtë formë: "Azraili (a.s.), duke iu lutur All-llahut xh.sh., ka thënë: "O Zot, kur unë u marr shpirtin robëve të tu, ata hidhërohen".
All-llahu xh.sh. i është përgjigjur kështu: "Detyrës tënde do t’i krijoj një perde (sëmundjet dhe fatkeqësitë) dhe kur ankesa e tyre mos të arrijë tek ty, atëhere shkon tek ta”.